Një polic është vrarë me armë zjarri në Lezhë. Nga sa mësohet, viktimë ka mbetur efektivi 44-vjeçar Saimir Hoxha në zonën e Ishullit.
Ai ishte pjesë e patrullës së Policisë që kontrollonin për kultivimin e kanabisit në zonën e Lezhës.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, ndërsa Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.



