Mbrëmjen e djeshme (27-shtator) rreth orës 19:40 minuta, pranë Qendrës Kulturore “ASNOM” në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar 52-vjeçarin A.M. nga Gostivari, i cili më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe sillej në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë.
– Advertisements –
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.