Autori i plagosjes së studentes Kostandina Zanaj në Vlorë, Fadil Likaj, del sot para Gjykatës. Ai ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie dhe për të jepet masa e sigurisë.
Tre ditë më parë pas një konflikti në lokal, Likaj nga Shkodra nxori armën dhe plagosi studenten nga Berati. Ai përdori granatë dhe armë.
E reja doli jashtë lokalit me vrap për të kërkuar ndihmë kurse 30-vjeçari iku me shpejtësi, por u neutralizua nga qytetarët.



