Author: almakos

Viktor Marku dhe Sebastian Mali janë liruar nga qelia. Ata prej muajsh qëndronin në burg pasi akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës.Nga arrest me burg ata tashmë kanë kaluar me vendim të Gjykatës në arrest shtëpie. Billa u vra gjatë një atentati më 11 qershor 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë. Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip dhe ishte Prokuroria ajo që kërkoi pushimin e çështjes. E përfshirë në vrasje dyshohet se ishte dhe Adjola Lakra që u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

Lexo më Shumë

Stafi i Kirurgjisë në Spitalin shtetëror “8 Shtatori” ndryshoi mëndje. Edhe pse paralajmëroi grevë, këtë të hënë nisi me punë si rëndomë. Kirurgët kërkon rikthimin e tërësishëm të funksionimit të shërbimeve për qytetarët dhe jo vetëm rastet urgjente. Kirurgët e këtij spitali përmes një letre të hapur të premten kërkuan të rikthehet stafi mjekësor për të hapur 6 sallat operacionale të ekzaminimeve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u premtoi një anesteziolog. – Advertisements – “Në bisedën që zhvillova me kreun e repartit të kirurgjisë, Dr. Jasmin Cirivirin më tha se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë premtuar që nga e hëna…

Lexo më Shumë

Kreu i PDK, Memli Krasniqi zbulon se gjatë takimit me Ramën në Prishtinë i ka kërkuër ndihmë nga Shqipëria. Tensionet Kosovë-Serbi në veri janë  delikate dhe Krasniqi ka kërkua nga Shqipëria të luajë rol ndihmës si vend anëtar i NATO-s. Për Krasniqin është shumë shqetësuese tendenca e Serbisë për të përshkallëzuar situatën e tensionuar STATUSI NGA MEMLI KRASNIQI Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i urova mandatin e tretë me radhë si udhëheqës i Qeverisë së Shqipërisë. Duke shprehur falënderimin për urimet e z. Rama me rastin…

Lexo më Shumë

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi F. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Besmirit”, Elbasan, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për…

Lexo më Shumë

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë ka thënë se ka rritur numrin e patrullimeve në gjithë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore. “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në mbarë Kosovën dhe vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që buron nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar – që të ofrojë ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinë në mbarë Kosovën, përfshirë në veri të Kosovë”, thuhet në deklaratën…

Lexo më Shumë

Babai i 23-vjeçares, që humbi jetën tragjikisht në Spitalin e Vlorës, ka mohuar deklaratat e nënës së vajzës, të bëra në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Ervis Ahmeti, në News24, se ai e ka dhunuar dhe martuar të bijën që 17 vjeçe, si dhe nuk e ka ndihmuar asnjëherë, duke i thënë madje në telefon “Akoma s’ke vdekur”. Në një lidhje të shkurtër telefonike në emision, babai i vajzës tha se i ka rritur dy fëmijët me shumë vuajtje, ndërsa shtoi se nëse ai e ka martuar me zor, apo i ka thënë ato fjalë në telefon, është gati…

Lexo më Shumë

Policia e Kakavijës ka ndaluar një shtetas italian, pasi akuzohet për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”, si dhe ka proceduar penalisht një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH kanë kapur shtetasin italian G. C., i cili ka hyrë në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu gjatë kontrollit personal të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, iu gjet dhe u sekuestrua…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy persona nga Shkupi, përcjell Alsat. Arrestimet kanë ndodhur nga ora 09:15 deri në ora 10:20, në rrugën “Viktor Igo” në Shkup. – Advertisements – “Policia pas lëshimit të fletarrestit nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ka privuar nga liria L.M. (69) dhe S.M. (70), të dy nga Shkupi, për vuajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, vepër e dënueshme sipas nenit 247 nga Kodi Penal”, shtojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Mediave serbe nuk u kanë shpëtuar komentet e Ramës nga Kosova për Serbinë. Sipas B92, Rama qartazi sulmoi Serbinë fill pas takimit me Kurtin.Në median e mirënjohur serbe shkruhet se Rama akuzoi Serbinë për manovra teatrale luftarake e të tjera akte. Kjo vizitë e Ramës vjen fill një javë pas nisjes së tensioneve në Veri të Kosovës dhe qartazi kryeministri shqiptar kësaj radhe u rreshtua në krah të Prishtinës, edhe pse nuk hodhi poshtë nismën “Open Balkan” që ka ndërmarrë me Vuçiç dhe Zaev.

Lexo më Shumë

Rreth mesditës së 23 shtatorit në një shtrat të spitalit të Vlorës, ku sapo kishte kryer një operacion, zemra e Brisildës ndali. Ajo ishte vetëm 23 vjeçe dhe pas la dy fëmijë të mitur, ku më i vogli po lufton me Leuçeminë. Vdekja mesa duket ishte akti i fundit i jetës së saj gjithë drama. Në adoleshencë përjetoi divorcin e vështirë të prindërve dhe dhunën në familje, e cila arriti deri aty sa e martuan pa dëshirë. Kur ishte vetëm 17 vjeç, ajo shkon nuse në një derë, ku nuk u mirëprit, por u dhunua sistematikisht, derisa u braktis mes…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri Rama, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri, nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihet teksa takohet me kryetarin e opozitës. Më pas, ata drejtohen drejt selisë blu në Prishtinë, për të vijuar aty diskutimet.Kujtojmë që gjatë konferencës së përbashkët që pati me kryeministrin Albin Kurti, Rama, u ndal në disa çështje të rëndësishme. Në fokus ishte vendosja e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe udha e përbashkët që dy vendet kanë me Evropën. Shqipëria…

Lexo më Shumë

 Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka prezantuar masat dhe programin për vitin e ri shkollor. Vasili siguron se pranë çdo shkolle do të ketë patrullim nga Policia, sidomos gjatë procesit të ndërrimit të turneve. Ai po ashtu thekson se ka disa objektiva që duhet të realizohen nga bashkëpunimi i Policisë me institucionet arsimore, bordin e prindërve e drejtorët. ”Sot është dita e parë e vitit shkollor, dhe siç do vit nga drejtoria e policisë janë marrë masat përkatëse duke filluar me përpilimin e një programi pune, ku janë fokusur disa objektiva. Në këto objektiva janë përcaktuar…

Lexo më Shumë