Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Kuçovës . Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Mjetet, njëri tip “Benz” me targa BR 22 44 B dhe tjetri i tipit “BMw” me targa AA 529 JH, po udhëtonin në sense të kundërta dhe janë përplasur kokë më kokë.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë nxjerre nga mjeti “Benz” që përfundoi në kanal drejtuesin e tij dhe kanë njoftuar policinë. Si rezultat i aksidentit janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një parakalim i gabuar i mjeteve.



