Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 780 raste të reja me COVID-19 dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar…

Lexo më Shumë

I dërguari special i BE, Miroslav Lajçak pas Kosovës do të vizitojë Serbinë. Lajçak do të takojë Vuçiçin për të gjetur mundësi se si mund të përparojë dialogu.Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, Kosova ka qenë strikte në kërkesat e saj dhe për më tepër në takime dialogut ia ka zënë vendin debatet dhe konfliktet.BE po përpiqet të gjejë një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, por përpjekjet kanë qenë pa rezultat.

Lexo më Shumë

Numër dyfish më i ulët i të prekurve nga Kovid 19 ndërsa numër i lartë i të vdekurve regjistrohen në valën e katërt të pandemisë me korona virusin në vend. Të shtunën Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e personave të vdekur që janë evidentuar brenda 24 orëve. Para vetëm katër muajve gjatë valës së tretë, për vetëm disa ditë në prill u regjistrua numër i lart i rasteve të vdekjes, por edhe numri i të prekurve ishte dyfish më i lartë…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka ndaluar katër persona për vepra penale që kanë të bëjnë me dëmtimin e mjedisit.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ndaluan për veprat penale “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit: Xh. B., 36 vjeç; F. B., 47 vjeç të dy banues në Shkodër, si dhe shtetasin SH.B., 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në Shirokë kanë dëmtuar pronën shtetërore, duke kryer gërmime pa leje nga organet kompetente. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit S. B., 44…

Lexo më Shumë

Persona të panjohur me një mjet metalik e kanë hapur dhe dëmtuar kutinë elektrike të spitalit modular në Prilep ku aktualisht janë 17 pacientë. Sigurimi i spitalit ka vërejtur re paneli elektrik nga jashtë ishte hapur me forcë, pas çka ata menjëherë e thirrën policinë. Ministria e Shëndetësisë informon se jeta e pacientëve nuk do të rrezikohej sepse pajisjet në spital nuk furnizohen me energji elektrike përmes këtij paneli të jashtëm. Ministria e Brendshme për Alsat tha se rasti është paraqitur dhe se shërbimet po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kosova ka shënuar një rënie të shifrave me COVID-19 në 24 orët e fundit. 10 viktima dhe 173 raste të reja u regjistruan së fundmi. Nga ana tjetër lajmi i mirë është se një numër i lartë prej 2 mijë e 261 qytetarësh u shëruan. NJOFTIMI NGA MSH E KOSOVES Ministria e Shëndetësisë 19 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.ℹ…

Lexo më Shumë

Dy viktima janë shënuar brenda pak minutash sot në Tiranë. Policia njofton se dy të moshuar kanë rënë nga lartësia në dy zona të të ndryshme të kryeqytetit dhe kanë ndërruar jetë. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni. Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora 20 në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 951 mijë e 151 qytetarë. Nga diaspora janë vetëregjistruar 193 mijë e 370 qytetarë. Në të gjithë vendin, regjistruesit deri një ditë më parë kanë evidentuar mbi 290 mijë amvisëri dhe 402 mijë banesa. Regjistrimi në terren si dhe ai online i diasporës do të vazhdojë deri më 30 shtator. Drejtori i Entit të Statistikës Apostoll Simovski ditë më parë njoftoi se është i kënaqur me dinamikën me të cilën zhvillohet ky proces. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar diskutimet me qeverinë e Kosovës rreth lidhjes me një gazjsellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit. Ai i bëri këto komente pas debateve që u nxitën të premten në Prishtinë rreth kësaj çështjeje. Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha gjatë një konference me gazetarë se qeveria e Kosovës është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit për çështjen e infrastrukturës së gazit. “Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka filluar një studim para-fizibiliteti dhe…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi. Ende nuk dihen shkaqe e ndarjes së parakohshme nga jeta të Dashit, ndërsa kolegë dhe miq kanë konfirmuar lajmin duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij. Prej kohësh Ilir Dashi ishte zhvendosur në Afrikën e Jugut së bashku me familjen. Hapat e parë të karrierës së tij i nisi si aktor ku mori pjesë në disa filma. Më pas vazhdoi duke u angazhuar në disa biznese ndërsa më tej i hyri politikës. Ai e vazhdoi jetën politike si kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më…

Lexo më Shumë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë. Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërsa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 11 mijë raste me koronavirus. Një ditë më parë, më 18 shtator, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 11 viktima me koronavirus në periudhë 24-orëshe.Prej shpërthimit të pandemisë më 2020, në Kosovë kanë vdekur 2,889 persona me këtë virus.Ndërkohë po vazhdon…

Lexo më Shumë

Një ditë pasi u gjet i gjallë, mediet italiane kanë publikuar edhe fotot e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, njeriut që alarmoi Shqipërinë dhe Italinë 8 muaj më parë,kur makina e tij u gjet e shkrumbuar në Pukë. E gjithë ngjarja duket se është inskenuar nga vetë biznesmeni italian, i cili është zbuluar pas 8 muajsh i zhdukur nga aktivizimi i kartës së bankës.Në foto dhe video shihet biznesmeni Pecorelli i maskuar me kapuç, syze dhe maskë anti-covid, të gjitha në ngjyrë të zezë, në mënyrë që të mos njihej.Pecorelli po fshihej në ishullin e Montecristos, ndërsa e ka zbuluar një incident me…

Lexo më Shumë