Momente tensioni në Tiranë, 26-vjeçari kundërshton kontrollin e efektivëve, çfarë i zbulohet në çantën e dorës

Momente tensioni në Tiranë, 26-vjeçari kundërshton kontrollin e efektivëve, çfarë i zbulohet në çantën e dorës

Një 26-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë për ta kontrolluar.Burimet bëjnë me dije se të riut në çantën e dorës i janë gjetur sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.


Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Njoftimi i plote

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.