Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE i ftuar në emisionin “Rruga drejt” , tha se natën e tragjedisë në Tetovë e gjithë qeveria bëri një ekspertizë politike të aksidentit në vend se të merret me përgjegjësitë e vërtetë të tragjedisë se si ndodhi zjarri. – Advertisements – Menjëherë atë natë kanë shkuar, që të përcaktohen arsyet. Ne ende nga Prokuroria Publike, ashtu si i ndjekim në media nuk ka përgjigje, nga çfarë ndodhi zjarri. Ndërsa Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, nuk e di nëse janë marrë dokumente nga Byroja për Prokurime Publike. Por, çfarë pamë atë natë? E pamë…
Author: almakos
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe njëkohësisht deputetja e PD, Albana Vokshi e ka konsideruar premtimin për shëndetësinë fala si mashtrimin më të madh të Edi Ramës. Gjatë fjalës së saj në parlament Vokshi tha se Ogerta Manastrirliu dhe Edi Rama në Kuvend por përpara drejtësisisë si përgjegjësit e vetëm për keqmenaxhimin e pandemisë dhe numrin e lartë të vdekjeve në vend. Lidhur me praninë e grave në kabinetin qeverisës që sipas saj ato po përdoren vetëm si statistikë. “Shëndetësia falas rezultoi mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Ky kryeministër ngjan aq shumë me Covidin. Njësoj si ai është…
Mjeku oftamolog, Bekim Tateshi nga radhët e ASH-së i ftuar në emisioni “Rruga drejt” në Alsat tha se sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë. Dhe sipas atij, kjo jo prej tani, por zgjat prej kur Maqedonia është e pavarur. Sipas Tateshit Me pavarësinë e Maqedonisë nuk arritëm që shëndetësinë ta mbajmë në nivelin që e kemi pasur deri atëherë. Tateshi foli edhe për tragjedinë e Tetovë ku akuzoi se gjendja në këtë spital është keq menaxhuar dhe neglizhuar plotësisht. “Nëse në spitalin modular të Tetovës, është dëmtuar një nga tre gypat e oksigjenit, dhe pikërisht gypi që nuk transportonte…
Analisti Arian Vasjari mendon se situata që po kalon PD është momenti më i mirë për të qenë e paqetë. Vasjari deklaroi në “Real Story” në News24 se Lulzim Basha është fajtor për krizën dhe se Sali Berisha po i jep shansin të provojë që është kryetari real i PD. “Së pari mendoj që është momenti më i mirë për PD-në për të qenë e paqetë. Është momenti më fantastik në PD. E them këtë sepse ti në editorial the që ‘u duk qartë që Sali Berisha do ndërmarrë nismë për të shkarkuar Lulzim Bashën’. Unë kam një këndvështrim tjetër,…
Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se ka ndërruar jetë shtetësja L.D. e cila ishte pasagjere në motor. Drejtuesi i makinës shtetasi me inicialet F.D. 62 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në prezantimin e programit për shëndetësinë dhe mbrojtjes sociale, tha se programi i transformimit të shëndetësisë 2030, do të prekë të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor, duke theksuar se zbatimi i Modelit të Autonomisë Spitalore do të jetë kryefjala e kësaj reforme. “Zbatimi i Modelit të Autonomisë Spitalore do të jetë kryefjala e kësaj reforme. Do ta pilotojmë gjatë 2022, dhe deri në 2025 ky model do të jetë eksportuar në spitalet e tjera. Objektivi ynë është që spitalet tona publike të administrohen, sipas një sistemi që shpërblen mbi bazën e performancës.…
Në adresë të Avokatit të Popullit kanë arritur shumë ankesa nga prindërit e nxënësve që ndjekin mësimin me prezencë fizike. Sipas kreut të këtij institucioni, Naser Ziberi, shumica e parashtresave kanë të bëjnë me mungesën e hapësirës ku nxënësit zhvillojnë mësimin, mungesa e mjeteve sanitaro-higjienike, klasat e mbipopulluara, mbajtja e maskës 6-7 orë dhe shumë të tjera. – Advertisements – Vërejtje ka edhe për mësimin online. “Deri tek ne kanë ardhë disa parashtresa, ankesa, një nga ato parashtresa është dhe plotësimi dhe respektimi i protokollit, për mbrojtje nga Kovid-19, edhe atë në kuptimin se në shumë shkolla hapësirat mësimore nuk…
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të enjte në Tiranë qindra simpatizantë të Partisë Demokratike, në atë që ai e quan rikthimi i statutit të PD dhe rikthim i kushtetutshmërisë së saj. Në atë takim, Berisha e cilësoi për të disatën herë si nul dhe si personal vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, me qëllimin e vetëm sipas tij për të ruajtur pushtetin. Ai zbuloi po ashtu aksionin e tij ndaj vendimit të Bashës, duke thënë se si fillim do të mbledhin 1.500 firma të delegatëve, për ta çuar më pas çështjen në Kuvendin Kombëtar. I pyetur nga demokratët…
Kandidatja për kryetare të Tetovës nga radhët e BDI-së Teuta Arifi ka kërkuar nga kundërkandidatët që të kursehen nga aktivitetet parazgjedhore deri në fillimin zyrtar të fushatës, më 27 shtator për nderë të viktimave të tragjedisë. – Advertisements – “Në shenjë solidariteti dhe në respekt të tragjedisë së 8 shtatorit, si kryetare dhe kandidate për kryetare të komunës së Tetovës, ftoj të gjitha partitë politike të nënshkruajnë këtë marrëveshje mirëkuptimi, për një fushatë elektorale të shkurtër në kohë, të drejtë dhe në respekt të tragjedisë së 8 shtatorit!- deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës. Aleanca për shqiptarët kërkesës…
Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë autopsinë, siç tha ai kufomës së qeverisë shqiptare, me bisturitë e partnerëve ndërkombëtarë duke cituar raporte ndërkombëtare për gjendjen ekonomike në vend. Ai tha nga foltorja e parlamentit se demokracia shqiptare ka vdekur dhe se ekzekutori i fundit dhe i vetëm është Rama. “Të dashur bashkëqytetarë, ky episod banal nga përfaqësuesit banalë të kësaj pakice banale është vetëm një provëz e fundit e një fakti të njohur kombëtarisht dhe botërisht. Demokracia shqiptare nuk është në krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore, në themelin e saj që janë…
Ish kryeministri Berisha ka nisur sot turin e takimeve me demokratët, një takim i paralajmëruar prej tij, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Mbërritja në sallën është prit ur me ovacione nga mbështetësit, të cilët kanë bohoritur emrin e tij,’O Sali o hero gjithë Shqipëri ty të do’. Berisha e konsideroi seancen e sotme, nje dite fatkeqesie kombetare. “Pas themelimit të PD foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja, për një PD më të bashkuar më të fortë më të hapur më të sigurtë në…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 5723 testime kanë rezultuar 942 raste të reja, teksa janë shënuar 6 humbje jete në 24 orët e fundit.Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun…

