Ish kryeministri Berisha ka nisur sot turin e takimeve me demokratët, një takim i paralajmëruar prej tij, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Mbërritja në sallën është prit ur me ovacione nga mbështetësit, të cilët kanë bohoritur emrin e tij,’O Sali o hero gjithë Shqipëri ty të do’. Berisha e konsideroi seancen e sotme, nje dite fatkeqesie kombetare.
“Pas themelimit të PD foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja, për një PD më të bashkuar më të fortë më të hapur më të sigurtë në të ardhmen e saj. Kjo foltore, nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlamentin shqiptar, betohet për të tretën herë kreu i meduzës i krimit të organizuar shqiptar. Një gangster që nuk njeh normë, nuk njeh ligj, por që ndërton në këtë tokë narkoshtetin e parë e të vetëm në europë. Sot është ditë mënxyre kombëtare, me betimin për herë të tretë të Ramës si kryeministër i vendit. Në tetë vite ka mjeruar ka varfëruar shqiptarët. ” tha Berisha
Në videon që gazetari Osman Stafa ka siguruar, shihen mbështetës të kryedemokratit të hyjnë në takim, ku gjithashtu janë edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili shprehu gjatë paradites praninë e tij në këtë takim. Të pranishëm gjithashtu do jenë deputetët demokratë Tritan Shehu, Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu si edhe ish sekretari i ceshtjeve ligjore ne PD, Çlirim Gjata. Kujtojmë se ish kryeministri Berisha nuk u pa të mbërrijë sot në sallën e seancave plenare të Kuvendit.



