MPB njofton se më 13.08.2026 në ora 23:30, në Stacionin Policor të Çegranit, një 27-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 15:20, në oborrin e shtëpisë familjare, për shkak të marrëdhënieve të pazbardhura pronësore-juridike, është sulmuar fizikisht nga xhaxhallarët e tij J.A. dhe F.A.
Sipas denoncimit, ata kanë përdorur edhe mjete të mprehta, ndërsa më pas kanë hyrë në shtëpi ku kanë sulmuar fizikisht edhe babanë e tij.
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.



