Ende nuk dihet fati minatorit të bllokuar ditën e djeshme në minierën e Bulqizës. Burime për News24 bëjnë me dije se minatori 61-vjeçar ndodhet ende në galeri.
Ai është bllokuar aty që prej aksidentit të ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, për shkak të rënies së një masivi minerali.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e minatorit, ndërkohë që po vijon operacioni i kërkimit për nxjerrjen e tij.



