Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për disa nga personat e arrestuar ditët e fundit në qytetin bregdetar. Kështu, biznesmeni Aleksandër Rica, 49-vjeç, i arrestuar për 3 ndërtime pa leje në kurorën e qytetit, që cilësohet zonë e mbrojtur, është lënë i lirë nga Gjykata kundrejt garancisë pasurore 10 mijë euro. Megjithatë, ndaj tij do të rëndojë masa e sigurisë “detyrim paraqitje 2 herë në muaj në policinë gjyqësore”. Nga 6 të arrestuarit për vjedhje në Sarandë, vetëm 4 janë lënë në burg. Nazmi Lici, Ani Lici, Erion Bylykbashi, të tre nga Elbasani, dhe Andon Qurku nga Saranda,…
Author: almakos
Zbatimi i Strategjisë për reforma në gjyqësor 2017-2022 ka disa ngecje. Komisioni për parandalimin e korrupsionit, thekson se në një studim të tyrin, të anketuar kanë nxjerr në pah mangësitë më të mëdha të sistemit të drejtësisë. – Advertisements – “U theksua se është e nevojshme të shtohet numri i lëndëve për korrupsion të nivelit të lartë dhe të vazhdojë përparimi në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të korrupsionit të lartë, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, mashtrim, larje parash dhe falsifikim dokumentesh.”- deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit. Betim Jahja nga Shoqata e gjykatësve, vlerëson se…
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për dy punonjës policie të Komisariatit të Lushnjes, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Kështu, SHÇBA ka vendosur të çojë në burg policin E. C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si dhe të lërë në “arrest shtëpie” policin A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Njoftimi i SHÇBA: Sot, më datë 15.09.2021, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me…
Një familje katër anëtarëshe për të kaluar muajin me gjërat me elementare për jetesë i nevojiten 34,342 denarë, shkruan Alsat. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave shporta e konsumatorit në muajin gusht ka shënuar rritje për 214 denarë. Në muajin gusht janë përfshirë edhe shpenzimet që bëjnë familjet për përgatitjen e fëmijëve për në shkollë. Kështu që nëse një familje katëranëtarëshe ka një njërin fëmijë në shkollë, atëherë do ti nevojiten plus 8 mijë denarë, me çka shporta minimale e konsumatorit do të arrinte në 42,342 denarë. – Advertisements – Sipas të dhënave të përpunuara familjet më shumë para…
Kosova ka regjistruar 12 viktima dhe 410 raste të reja nga COVID-19. Bilanci i sotëm ka shënuar një rënie të shifrave të viktimave.Nga ana tjetër janë thuajse mbi 10 raste se një ditë më parë. Lajmi i mirë është se janë shëruar 1 mijë e 732 pacientë në 24 orët e fundit. “Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501”, ka njoftuar Ministria e…
Janë kapur rreth 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.Operacioni është finalizuar nga policia greke në Follerinë, në afërsi të Kapshticës. Në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptar, 33, 45 dhe 50 vjeç. Ata po tentonin të kalonin në këmbë kufirin e gjelbër, 3 çanta që përmbanin 29 pako me 29 kg 110 gram marijuanë.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale materiale, 3 celularë me 3 karta SIM, 50 euro dhe 3600 lekë të reja shqiptare.
VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në kërkesën e saj për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Opozita maqedonase kërkon nga kreu i Kuvendit ta vendosë në rend dite propozim-vendimin i cili sipas tyre bazohet në Kushtetutë. – Advertisements – Qëllimi është i qartë, të mbulohet paaftësia dhe kriminaliteti që kushtoi jetë njerëzish. Është jo relevante ndjenja e fajit dhe përgjegjësisë morale e ministrit, zëvendësit dhe çdo kujt tjetër nëse ato nuk materializohen në Kuvend. Është edhe më e rëndë dhe nënçmuese për opinionin kur i njëjti tentohet të mashtrohet. Dikush të thotë se jap dorëheqje dhe më pas të manipulohet dëshmon qartë…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi të Rrjetit për Politikë të Jashtme (DGAP) në Gjermani. Ajo më tej ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiç dhe Zoran Zaev për “Open Balkan” është tentativë për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe theksoi se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë. “Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë…
Një një intervistë për rubrikën “Opinion” në “News 24”, gazetarja Klodiana Lala, cilësoi si bashkëfajtore për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-burri Elton Metaj, edhe institucionet e drejtësisë. Sipas gazetares, institucionet nuk duhet të mjaftohen vetëm me firmosjen e një urdhër mbrojtjeje, por duhet të shkojnë edhe më tej në ekzekutimin e saj në praktikë. Ajo theksoi ndër të tjera, se mjekët ligjorë, lëshojnë ose përmes korrupsionit, ose nga paaftësia vendime për dalje nga burgu të personave me probleme mendore, të cilët përbëjnë më pas rrezik potencial për shoqërinë. Si ndodhi dhe arriti të lirohet një person nga burgu…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ripërsëritur qëndrimin e saj se në dialog me Serbinë nuk do të bisedojnë për integritetin territorial të Kosovës dhe për pavarësinë e cila është shpallur më 17 shkurt 2008. Osmani kështu theksoi gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP), në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Ëolfgang Ischinger, ndërsa u shpreh se Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është e fokusuar që ta paraqesë Kosovën keq ndërkombëtarisht. “Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është fokusuar në fyerje të tmerrshme gjatë procesit të negociatave… Serbia ende po përpiqet ta…
Glykeria, këngëtarja ikonë e muzikës greke ka mbërritur në Tiranë për koncertin që do të ndezë mbrëmjen e sotme Amfiteatrin pranë Liqenit të Tiranës. E shoqëruar nga një bandë prej 14 muzikantësh drejtuar nga kompozitori dhe muzikanti shqiptar Dasho Kurti, i cili është dhe koncert maestër i Janis Parios e Jorgo Dallaras, artistja me famë ndërkombëtare është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka dhuruar Glykerias simbolin e Kullën së Sahatit si një memuar nga kryeqyteti shqiptar. “Jam shumë i lumtur që Glykeria dhe gjithë banda e saj është sot me ne në Tiranë.…
CoronaVac, vaksina e prodhuar nga kompania kineze Sinovac, përdor mënyrën tradicionale të luftimit të viruseve, thënë ndryshe injekton virus të vdekur në mënyrë që trupi të krijojë antitrupa në mënyrë natyrale. – Advertisements – Më 1 qershor, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi CoronaVac për përdorim emergjent duke i dhënë një shenjë të qartë shteteve mbi sigurinë e kësaj vaksine, veçanërisht për faktin se nuk ka nevojë të ruhet në kushte të veçanta frigoriferike. Vaksina u shtua edhe në mekanizmin COVAX, e cila shpërndan vaksina për vendet më të varfra. Në total, janë 45 shtete që e njohin vaksinën. Por cilat vende anëtare…

