Arrestohen 3 shqiptarët në Greqi, tentuan të kalonin kufirin me çanta të mbushura me drogë

Arrestohen 3 shqiptarët në Greqi, tentuan të kalonin kufirin me çanta të mbushura me drogë

Janë kapur rreth 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.Operacioni është finalizuar nga policia greke në Follerinë, në afërsi të Kapshticës.


Në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptar, 33, 45 dhe 50 vjeç. Ata po tentonin të kalonin në këmbë kufirin e gjelbër, 3 çanta që përmbanin 29 pako me 29 kg 110 gram marijuanë.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale materiale, 3 celularë me 3 karta SIM, 50 euro dhe 3600 lekë të reja shqiptare.