Kosova ka regjistruar 12 viktima dhe 410 raste të reja nga COVID-19. Bilanci i sotëm ka shënuar një rënie të shifrave të viktimave.Nga ana tjetër janë thuajse mbi 10 raste se një ditë më parë.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 1 mijë e 732 pacientë në 24 orët e fundit.
“Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.