Kurti takim lamtumire me ambasadorin amerikan në Kosovë: SHBA partnere dhe aleate e pazëvendësueshme

Kurti takim lamtumire me ambasadorin amerikan në Kosovë: SHBA partnere dhe aleate e pazëvendësueshme

Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.


“Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm”, citohet të ketë thënë Kurti sipas një njoftimi për media nga zyra e tij.

Ai ka thënë se si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të D