Qytetarët në Tiranë e Fier kanë zhvilluar protesta të heshtura për vrasjen e Sabrina Bengajt.Protesta në Tiranë po zhvillohet para Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Platforma kombëtare për gratë” kërkon drejtësi për nënën e ndjerë 23-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti Elton Metaj dhe la pas një fëmijë të vogël 3 vjeç.Ata kanë kërkuar heqjen e kujdestarisë prindërore për vrasësit e nënave, raporton gazetari Ervis Kuçi.
“Duam drejtësi, mbështetje familjeve të viktimave”- thonë protestuesit.