Analisti Mentor Nazarko i ftuar te rubrika “Opinion” në News24 ka komentuar vizitën e kancelares Angela Merkel në Shqipëri e Serbi, Procesin e Berlinit si dhe zhvillimet në rajon.
Për Nazarkon, fakti që takimi me liderët e rajonit u zhvillua në Tiranë e shndërroi Shqipërinë nqë qendër të Ballkanit.
Po ashtu analisti thotë se kancelarja gjermane zhvilloi vizita vetëm në dy vende duke theksuar se ka marrëdhënie më të besuara dhe privilegjuara me Ramën dhe Vuçiç.
‘’Nëse më lejoni janë disa elementë të vizitës përtej procesit të Berlinit që pati në takimet ne Tiranë që pati takimi i liderëve të rajonit. Me dy vizita që bëri Merkel në Beograd e Tiranë, vuri gishtin tek këta dy liderë, që ka pasur marrëdhënie të privilegjuara dhe ka besim.
Shqipëria për pak u shndërruar në qendër të Ballkanit, iu dha ky rol. Vendet e BE ia njohën këtë rol. Nuk u kundërshtua kjo tezë që dhe Serbia ra dakord të dërgojë kryeministren Brnabiç. Ishte pranim i rolit të Shqipërisë, jo për aq të lidershipit të Ramës, por përkufizohet nga vende ku shqiptarët janë faktor.
Vlerësim për dy liderët. Në konferencë Merkel tha që nga koha e takimit të parë Rama-Vuçiç, që shënoi rivendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi që nga ’47. Por, vizita e Merkelit ishte një vizitë jo klasike, që Rama vendosi ti japë dekoratë. Dekorata duhet të ishte presidenciale, por duket që gjermanët shmangën kontaktin me Metën. Merkel e kreu këtë vizitë kur në Gjermani ka zgjedhje. Merkel po ikën si kancelarë e një qeverie me bazë të gjerë të majtë.’’- tha Nazarko.
Sa i përket Procesit të Berlinit, Nazarko theksoi se dialogu Kosovë-Serbi ishte dështimi më i madh i saj pasi BE nuk arrin dot ta përmbyllë. Analisti për Ballkanin e Hapur tha se i ka kapërcyer kufijtë, por ka pasur synim të favorizonte klimën mes liderëve të rajonit dhe për të zgjidhur probleme.
‘’Procesi i Berlinit proces pati intensifikim. Natyrisht krah këtij procesi si pjellë të tij ka pasur iniciativa ta optimizojnë këtë proces, kështu e kam parë Ballkanin e Hapur. Një instrument që megjithë protagonizmave të politikanëve që duan të lënë histori me iniciativa që i kapërcen kufijtë. Gjithsesi, ka pasur synim të favorizonte klimën mes liderëve të rajonit. Pra të zgjidheshin ato probleme. ‘’- shtoi Nazarko.