Kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet aktualisht në Tirana Business Park ku ka parë nga afër mjediset e investimit më të ri gjerman në Shqipëri. Ka qenw kryeministri Rama që ka publikuar pamjet, ku Merkel ndodhet mes liderëve të rajonit. MK Hotels, Tiranë – Kancelarja me liderët e rajonit në mjediset e bukura të investimit më të ri gjerman në Shqipëri “Planifikova të vija tek te secili nga vendet tuaja, por rezultoi e pamundur. Duheshin 3-4 ditë”, tha Merkel, duke e cilësuar veten mikpritëse, pasi siç tha ajo “është tokë gjermane këtu, sepse është investim gjerman”.
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në një aksion policor në rajonin e Dibrës është kapur drogë në vlerë prej 70 mijë eurove, shkruan Alsat. Nga MPB shtojnë se nga aksioni në fjalë janë arrestuar katër persona ndërkaq janë konfiskuar 20 kilogram marijuhanë. – Advertisements – “Policia në urën Boshkov ka tentuar të ndalojë veturën “Golf” me targa të Shkupit nën dyshime se në të ka drogë. Shoferi nuk ka ndaluar dhe është arratisur. Pas masave të ndërmarra, makina është ndaluar në urën Sukudrinski, ndërkaq është arrestuar 32-vjeçari A.I. nga fshati Nikushtak”, shtojnë nga MPB. Nga Ministria e Punëve…
Babai i Elton Metajt, të riut që vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Sabrina Bengaj, ka pohuar se nuk ishte në dijeni që djali i tij e tradhtonte nusen. Përballë ish-krushkut të tij në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ Bashkim Metaj tha se nuk kishte asnjë fakt. “Unë për veten time se kam parë nëse ka ardhur foto. Thonë se djali im ka pasur histori me një tjetër. Kjo është punë xhelozie. Ai punonte se do të ushqente familjen. Sabrina ishte në shtëpi dhe më tha; do iki babi, po vjen më merr Armando. Më ka denoncuar…
Një person ka nderuar jetë në 24 orët e fundit, ndërsa janë pranuar tre pacientë të ri me klinik të rënduar nga virusi korona në spitalin e Tetovës. Kontrollet ambulatore janë ende të larta, informojnë nga kovid qendra. Vetëm dje, në mënyrë ambulatore janë trajtuar 81 pacientë. Në spitalin e Tetovës, për momentin ka të shtrirë 40 në dy katet e repartit internistik. – Advertisements – Sa i përket 12 pacientëve të shpëtuar nga spitali modular që u përfshi nga flakët, gjendja e tyre është stabile dhe e qetë. Ditë më parë, nga këto pacientë janë shëruar dhe lëshuar 7,…
I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, Partizani, ka deklaruar se familjarët e ish-dhëndrit Elton Metaj, autori i vrasjes së vajzës, kanë hedhur akuza se ai ka gjetur armën në shtëpinë e tij. Ai i bën thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ushtrojnë kontrolle në banesë, e deklaron me bindje se do të vërtetohet e kundërta. “Unë kur ka qenë COVID-i kam qenë në Itali. Zonja Sabire më ka akuzuar që arma është marrë në shtëpinë time. Prokuroria, Gjykata, s’kanë bërë asnjë masë. A të vijnë të bëjnë një kontroll…
Delegacioni qeveritarë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrit për punë të jashtme, Bujar Osmani me ftesë kancelares gjermane Angela Merkel, kanë arritur në Tiranë. Në orët e pasdites kryeministri Zaev siç njofton pres shërbimi qeveritar, do të ketë një takim bilateral me kanceralen Merkel, ku do të flitet për shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, gjendjen politike dhe zgjerimin e mëtejmë të BE-së dhe iniciativën për “Ballkani i hapur”, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. – Advertisements – Kancelarja Merkel në kuadër të vizitës…
Shenja të dukshme plumbash e xhama të thyer në banesën tre katëshe të familjes Bengaj. Gjurmët e krimit monstruoz të 5 ditëve më parë janë ende të freskëta, ashtu si dhe kujtimi dhe tronditja e asaj nate të rëndë që i mori jetën Sabrinës 23-vjeçare, duke lënë një vajzë pa nënë dhe me një baba tashmë pas hekurave. Gazetarja Dorjana Bezat ka sjellë detaje të tjera të rënda në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për natën e së premtes kur ndodhi vrasja. Siç tha ajo, autori Elton Metaj ka hyrë brenda shtëpisë tre katëshe, dera e së cilës…
Gjykata e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për Elton Metaj. Gazetari Ervis Kuçi ka sjellë për “BalkanWeb” dëshminë e 31-vjeçarit para togave të zeza. Ai është parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe mes lotësh, është shprehur se e donte ish të shoqen dhe se armën e kishte blerë pasi ndihej i kërcënuar nga i vjehrri. Metaj ka pretenduar se armën e ka marrë për vetëmbrojtje pasi ish-vjehrri e ka kërcënuar se do e vriste. “Më ka kërcënuar ish-vjehrri. Armën e bleva për vetëmbrojtje, sepse më ka kërcënuar se do të më vriste. Ish-bashkëshorten e doja ende”, mësohet të ketë…
Gazetari Senad Nikshiqi, ka treguar për “BalkanWeb” situatën në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Gazetari tregon se nga sot në Malin e Zi, kanë hyrë në fuqi masat anti-COVID dhe kësisoj, pala malazeze, nuk ka lejuar qytetarët shqiptarë, kryesisht punëtorë, për të kaluar. Sipas Nikshqit, masat janë vendosur dhe ashpërsuar dhe për faktin se kryeministri malazez, do të niset drejt Tiranës, për në vizitën zyrtare të Angela Merkel. “Në orët e parë të mëngjesit në doganën e Hanit të Hotit, një grup i konsiderueshëm shqiptarësh që shkojnë në Mal të Zi për të punuar, janë bllokuar dhe nuk janë…
Turi i kancelares gjermane Angela Merkel për në Ballkan, ka vijuar me vizitën në Shqipëri. Këtë të martë, kancelarja ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf. Në këtë vizitë, Merkel ishte veshur me një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë ngjyrë blu. Duke iu referuar një artikulli të “The Guardian” lidhur me mesazhet që shpreh kancelarja nëpërmjet veshjes, kjo dukje, tregon se në takimet në Shqipëri do të diskutohet për gjëra serioze. Të paktën, ekspertët e komunikimit dhe semiologjisë janë të këtij mendimi. Kujtojmë se…
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Rinas. Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhacka i ka uruar mirëseardhjen, teksa në aeroport kanë dalë dhe diplomatë europianë. “Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. ”
Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia e Durresit. Në pranga ka rënë 38-vjeçari H. M., 38 vjeç pasi u konstatua nga uniformat blu duke drejtuar motomjetin pa patentë. Gjithashtu, është bërë i mundur dhe arrestimi i 43-vjeçarit P. Ç., 38 vjeç dhe është proceduar penalisht 59-vjeçari P. D., pasi me automjetin tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues P. Ç., i cili nuk ishte i pajisur me patentë. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Durrës Vihen në prangat e Policisë 2 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës…

