Author: almakos

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se në flagrancë u kap 28-vjeçari me inicialet F. H., banues në Vlorë, pasi dyshohet se në një sipërfaqe toke, në afërsi të banesës së tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ka kultivuar fidanë të dyshuar kannabis sativa. Ndërkohë, pas hekurave përfundoi dhe shtetasi me inicialet A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 24 vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë në bashkëpunim me Komisariatin Nr.5, në vijim…

Lexo më Shumë

Televizioni Alsat ka siguruar pamje amatore të papublikuara deri tani nga zjarri në spitalin modular në Tetovë. Në këto pamje shihen momente të dy shpërthimeve gjatë djegies së objektit. Videot në fjalë tregojnë momentin e mbërritjes në vendngjarje të makinës së parë të zjarrfikësve dhe si ata pavarësisht përpjekjeve, nuk kishin asnjë mundësi kundrejt zjarrit. Problem shtesë për zjarrfikësit ishte edhe rruga e bllokuar nga disa makina. – Advertisements – Atë natë mund të them se kemi pasur një vështirësi më të madhe gjatë arritjes tonë në vendngjarje ku në anën e brendshme të hapësirave të Spitalit Klinik të Tetovës në…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në një prej pallateve të kompleksit ‘Fratari’ në Astir, ku u shkëput ashensori dhe për pasojë dy gra u plagosën, ka reaguar zyrtarisht ISHMT. NJOFTIMI I PLOTË REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË INSPEKTORATI SHTETËROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e Astir, Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si i regjistruar.Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimitnuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullsisë edhe sot vazhdon të rrjedh pa pengesa dhe sipas të gjitha parashikimeve. Nga Enti për Statistika njoftojnë se deri dje në ora 20.00 janë regjistruar 308 551 qytetarë të vendit. Në kumtesë për mediat nga Enti, i njoftojnë qytetarët se për të gjitha dilemat dhe paqartësitë të cilat i kanë në lidhje me procesin e regjistrimit mund të drejtohen tek byroja për Regjistrim si dhe në numrat e telefonit të cilat janë publike në ueb faqen www.popis2021.gov.mk. – Advertisements – Ata thonë se regjistruesit të cilët e realizojnë regjistrimin në terren, janë persona të autorizuar të Entit të…

Lexo më Shumë

Gjendja shëndetësore e dymbëdhjetë pacientëve që shpëtuan nga zjarri që kaploi spitalin modular tre ditë më parë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetët. Këtë sot e konfirmoi motra medicinale Hanife Demiri, e cila ka kryer vizitat e pacientëve. – Advertisements – “Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga kovidi që shërohen domethënë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, deklaroi Hanife Demiri. Motra kujdestare.

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar më të shkuar kriminale është arrestuar nga policia pas qarkullonte me armë zjarri me vete. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se u arrestua në kushtet e flagrancë shtetasin Ibrahim Gjidiaj, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo më Shumë

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një pallat në Fier. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një apartament të një pallati në lagjen ‘15 tetori’. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se fatmirësisht shpërthimi i bombolës nuk ka sjellë dëme ne njerëz, por frika tek te zotët e shtëpisë dhe banorët e lagjes ka qenë e madhe, pasi kanë parë tymin të dalë nga brendësia e godinës. Kane qenë këta të fundit që kanë lajmëruar edhe zjarrfikësen, forcat e të cilës kanë nxjerrë bombolën nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur ne një zonë të frekuentuar nga qytetarët, por fatmirësisht është…

Lexo më Shumë

Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger ka thënë se zgjidhja e konflikti mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. “Zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. Të dyja vendet, dhe i gjithë rajoni, po t nga mungesa e përparimit në zhvillimin dhe stabilitetin e tyre. Prandaj përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Berger. Në një intervistë për Deutsche Welle, sekretari gjerman shtoi se Lajçak dhe Borrell kanë mbështetjen e plotë të shtetit gjerman për punën që janë duke e bërë…

Lexo më Shumë

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit deri në ora 24:00 të datës 11 shtator, ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve. – Advertisements – “Kandidatë për kryetar komune kanë dorëzuar: Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lëvizja për shtet dhe drejtësi dhe Integra”, njoftojnë nga KKZ-Tetovë. Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit kanë dorëzuar 10 propozues, prej të cilëve 9 janë nga partitë politike dhe një nga grupi i zgjedhësve. Nga partitë ato janë:…

Lexo më Shumë

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Po ashtu mësohet se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18 mijë e 548, ndërkohë që dje janë regjistruar edhe 583 raste pozitive. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se nga Komisariati i Policisë Lushnjë u kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të dënuar me 4 vjet e 8 muaj njëri dhe me 2 vjet e 7 muaj tjetri.Konkretisht pas hekurave ra shtetasi Ferdinand Muskaj, 55 vjeç, banues në Fier. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 24.03.2020 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe…

Lexo më Shumë