Author: almakos

Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës pasditen e sotme është shndërruar në një skenë krimi. Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ajdin Mustafi kishte ardhur nga Zvicra mbrëmjen e kaluar për të kaluar disa ditë në kryeqytetin shqiptar, por gjeti vdekjen në mënyre tragjike rreth orës 14:40 pasi është rrëzuar nga dritarja e katit të 5 të hotel Rogner. Burime për News24 thanë se i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri dhe…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët i ka quajtur të vonuara orëheqjet e funksionarëve shtetërorë, që nga drejtorët e spitalit të Tetovës deri te ministri dhe vartësi i tij. Sipas ASH-se ky është tentim për t’i ikur përgjegjësisë, prandaj i kërkojnë Prokurorisë të veprojë urgjentisht. – Advertisements – Deklarata e plotë e ASH-së: Ata që vetëm para 24 orëve thanë se koha është për sfida dhe jo për dorëheqje, pas publikimit të indicjeve të para për gabime tragjike në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë filluan të dorëhiqen. Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga 28-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme pasi ra nga lartësia e një hoteli. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘News 24’  se ngjarja ka ndodhur në hotel ‘Rogner’ ku 28-vjeçari Ajdin Mustafi ai është mbështetur me shpinë në kangjellat e hotelit në katin e 5-të të cilat kanë qenë të ndryshkura dhe ka bërë që të bjerë mbi një mjet në parking.  Menjëherë është bërë transportimi për të spital ku ka ndërruar jetë. Ndërkohë pritet mbërritja e familjarëve për identifikimin e tij.

Lexo më Shumë

Policia greke ka arrestuar në kufirin me Shqipërinë, dy persona, njërin grek dhe tjetrin shqiptar. Mediat helene shkruajnë, se policia i ka ushtruar kontroll dy automjeteve, e brenda tyre janë gjetur 2 çanta të mbushura me marjuanë. Sasia e saktë e sekuestruar është 31 kg e 300 gramë hashash, ndërsa janë konfiskuar edhe 3 celularë, 100 euro dhe 6000 lekë të reja shqiptare.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Dorëheqja e tij  vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani. Edhe ai, si kolegët e tij paraprakë që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për tragjedinë ndodhi në spitalin e Tetovës. Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin e…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.Sipas policisë bëhet me dije se  automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.Ndërkohë drejtuesi i mjeti është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme. Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar sot në mbrëmje për në orën 19:00 se do të mbajë një konferencë për shtyp në qendrën mediatike të Qeverisë. Reagimi i tij vjen pas dhënies së dorëheqjes së dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe të zëvendësit të tij, Ilir Hasani. Ndërsa nuk dihet ende arsyeja e daljes para mediave, 24 orë pas konferencës së fundit të tij. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një pushues polak është mbytur në detin e Durrësit pasditen e sotme. Sipas informacionit të policisë ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku dyshohet se shtetasi polak me inicialet J. B., 68 vjeç kishte hyrë për t’u larë dhe është mbytur tragjikisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Durrës/Informacion paraprak Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Artur Kalaja dhe Asim Vokshi kanë nisur sot detyrën si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Në njoftimin për mediat, bëhet e ditur se në Gjykatën e Lartë u zhvillua sot ceremonia e mirëseardhjes dhe fillimit të detyrës së dy anëtarëve më të rinj të trupës gjyqësore. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj, drejtuesja e EURALIUS, Agnes Bernhard dhe Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit. Zëvendëskryetari i kësaj gjykate, Sokol Sadushi shprehu…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bankomati”. Në pranga ka rënë drejtori i IKMT në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare po në këtë qark. Policia njofton se drejtori i IKMT në Qarkun Dibër, Lutfi Miftari, dyshohet se ka marrë ryshfet në shumën e 50 mijë lekëve të rinj nga administratori i kompanisë Eljo Elezi, për leje mjedisore në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruar në banesën e zotit Miftari janë gjetur 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së…

Lexo më Shumë