Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, është zgjedhur kryetare e Komisionit të Verifikimit të Mandateve të deputetëve. Komisioni, i përbërë nga 9 anëtarë do të shqyrtojë mandatet e 140 deputetëve. Ndërkohë që raporti i Komisionit do lexohet në seancën e pasdites, e cila është parashikuar që të nisë në orën 17:00. Në komision deputetët e PS, është Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço, Ton Gogu. Ndërkohë nga grupi i demokratëve janë; Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Blerta Bardeli dhe Belind Këlliçi.
Author: almakos
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar pas seancës në Kuvend se “I vetmi armik është Edi Rama”. Kështu është shprehur pas seancës në Kuvend, kreu i PD-së, LuLzim Basha, teksa po shkonte drejt selisë së demokratëve. Ai është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presione për përjashtimin e Berishës ndaj grupi parlamentar i PD.Ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash në dy ditët e fundit mbi një marrëveshje të mundshme Basha-Rama për përjashtimin e tij nga grupi i PD. Ditën e djeshme, Lulzim Basha njoftoi vendimin e tij si kryetar për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD,…
Gjatë ditës së djeshme në ora 16:20 në rrugën “Finska” në Shkup, policia ka privuar nga liria 32 vjeçarin A.A. nga Shkupi, i cili është kërkuar me urdhër-arrest për shkak të arratisjes nga burgu. Ai menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit të mbetur në kohëzgjatje pre 3 vjet e 5 muaj. – Advertisements –
Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul. Ai thekson se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha, por e kundërshton duke deklaruar qartë se vijon të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD. Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën. ”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam…
Nis seanca plenare e Kuvendit të ri. Sot, 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit u ulen në sallën e Kuvendit për të shënuar nisjen zyrtarisht të kësaj legjislature. Siç e përcakton edhe rregullorja e Kuvendit, drejtues i seancës së parë plenare u bë deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo, nga radhët e PS-së. Seanca e parë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre. Kjo do të jetë seanca e parë, pas të cilës do të thërritet një e…
Një sirian me kombësi shqiptare është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Policia thotë se në pranga ka rënë 24-vjeçari Wasim Hajjaz. Ai u kap me automjetin tip “Benz” në rrugën “Fuat Toptani” teksa sapo ka parë policët tentoi të largohet me vrap, madje duke hedhur armët. Atij iu gjetën pas kontrollit 2 armë pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 thika, një përforcues grushti dhe një kapele me mbishkrimin Policia. NJOFTIMI NGA POLICIATiranë/Kontrolle të shtuara në të gjitha qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Goditet brenda javës një tjetër rast…
Marshi në ndër të viktimave nga zjarri në spitalin modular, i paraparë për sot shtyhet për nesër. Kjo sipas organizatorëve për shkak se gjatë ditës së sotme pritet të kryhet varrimi i viktimave. Ndryshe marshi ishte paraparë të filloj nga sheshi Iliria në qendër dhe të përfundojë tek spitali i Tetovës. – Advertisements – Kujtojmë se nga zjarri në spitalin e Tetovës, vdiqën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, informon se në total numri i rasteve aktive është 20,652. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,728 persona. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Valentina Madani – Parlamenti i Shqipërisë do të nisë sot punimet për legjislaturën e Xtë për 140 deputetët e zgjedhur në 25 prill. Në seancën e sotme pritet që të betohen të gjithë deputetët, si dhe kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në sallën e seancave plenare u bënë dje përgatitjet e fundit për mbledhjen e parlamentit të ri, i cili sërish do t’i zhvillojë punimet duke respektuar rregullat anticovid. Seanca e parë që do të ketë karakter ceremonial do të mbahet në orën 10:00, po ashtu është parashikuar që të zhvillohet dhe një seancë tjetër në orën 17:00.…
Partitë politike deri të dielën i kanë anuluar aktivitetet publike lidhur me zgjedhjet lokale 2021, të caktuar për 17 tetor, për shkak të shpalljes së tre ditë zie, pas zjarrit që shpërtheu në Spitalin modular në Tetovë, me ç’rrast kanë humbur jetën 14 persona ndërsa 12 mbetën të lënduar . Megjithatë partitë dhe kandidatët e pavarur, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje duhet t’i respektojnë afatet e parapara nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ). – Advertisements –
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por herë pas here do ketë edhe kalime vranësirash të cilat do të shkaktojnë reshje lokale në disa zona. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 29°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Në rrjetet sociale”, Ballistët kanë bërë të ditur se pas namazit të Xhumasë në ora 13:30 nga sheshi Iliria do të organizohet një marsh në nder të viktimave që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular të Tetovës. – Advertisements – Marshi do të jetë paqësor dhe do të fillojë nga sheshi Iliria në qendër dhe do të përfundojë tek spitali i Tetovës. Kujtojmë se nga zjarri në spitalin e Tetovës, vdiqën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.

