Një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri, i cili doli nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar.
Sipas gazetarit Osman Stafa, theksi i diskutimeve në këtë mbledhje ka qenë koordinimi i Partisë Demokratike nesër në punimet e parlamentit.
Sakaq, LSA ka siguruar foto ku shfaqen deputetët e sapozgjedur të PD në oborrin e selisë blu, në prag të nisjes së mbledhjes.



