Një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë është shkrumbuar totalisht në fshatin Bubq të Krujës. Paraprakisht dyshohet se magazina ka marrë flakë nga pakujdesia e punëtorëve, që po rregullonin çatinë e saj.
Gazetari Juli Shota sjell pamje ku shihet se magazina është e gjitha në flakë, ndërsa raporton se janë shkrumbuar me mijëra dënga jonxhë, të cilat ishin magazinuar për dimër për stallën e dhive, në pronësi të Olsjan Gjetës nga Tirana.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikës të Krujës dhe dy të Vorës, të cilët po mundohen të shuajnë flakët, që fatmirësisht nuk rrezikojnë banesat.



