Një çantë e dyshimtë është gjetur këtë paradite në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se çanta ndodhet në trotuar.
Nuk dihet ende çfarë ka brenda çantës, por është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.
Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.



