Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 32°C. Era do të fryjë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një…
Author: almakos
Një 59-vjeçar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në periferi të kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në Linzë, ku dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi L. T., 59 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dy hajdutë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi grabitën një banesë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë 23 dhe 30 vjeç u futën të qetë në katin e dytë të një shtëpie. Ata kishin marrë informacionet më parë, se pronari i banesës ishte me pushime. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 1 shtatorit në zonën Torre Spaccata në Romë, kur dy hajdutët ‘akrobatë’ u pikasën nga fqinjët të cilët njoftuan policinë. Ata u ngjitën nga tarraca e banesës, me pas duke hapur grilat u futën brenda dhe morën disa sende me vlerë. Pasi arritën objektivin e tyre, ata kishin marrë…
Numri një i Qeverisë, Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Ai ka publikuar në “Facebook” shifrën totale të vaksinimeve, 1.5 milionë teksa përsërit apelin e tij. “Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni #MbroniShëndetin#VaksinatShpëtojnëJetë#ShqipëriaBuzëqesh ”, shkruan Rama.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një telefonatë me zv/presidenten amerikane, Kamala Harris. Kjo e fundit ka falënderuar Kosovën për gatishmërin e treguar për të mikpritur refugjatët afganë pas kaosit në Afganistan prej talebanëve. Osmani falënderoi Harris për dhuratën prej 500 mijë vaksinash kundrejt Kosovës teksa thekson se veprimi e vulosi edhe njëherë miqësinë e palëkundur mes dy vendeve. Presidentja e Kosovës ka ftuar Kamala Harrisin të vizitojë Kosovën teksa dy lideret janë dakordësuar për t’u takuar së shpejti. NJOFTIMI NGA PRESIDENCA E KOSOVËS Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve…
Kryeredaktori i “Gazetes Shqiptare”, Erl Murati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka analizuar qeverinë e re të prezantuar nga Rama për të drejtuar vendin në mandatin e tretë. Murati thotë se nga qeveria e re asnjë nuk ngeli i pakënaqur ndërsa Rama u përpoq të ruante balancat brenda Partisë Socialiste. Sa i përket dominimit të grave në kabinetin e ri, Murati thekson se Rama i beson më shumë gjinisë femërore, teksa ishte dhe kapriço personale për të qenë në ‘top’ vendet me më shumë gra në qeveri. ‘’Në fakt, për të analizuar një qeveri do të duhej pritja e nisjes…
Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 25-vjeçarja që ra nga anija e ankoruar duke zbritur, teksa dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë policia ka arrestuar një punonjës të anijes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar…
42 raste më shumë se dje me COVID-19, por gjithashtu dhe rreth 260 testime më shumë. Shifrat e koronavirusit në vend vijojnë të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 5901 testime kanë rezultuar 895 raste të reja. Po kështu kanë humbur jetën tre persona në 24 orët e fundit dhe janë 519 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet…
OSHEE njofton se në datat 4 dhe 5 shtator se pjesërisht Rruga “Teodor Keko”, Bulevardi “Zogu I”, Bërxullë, Muçaj dhe zona pranë Doganës së Tiranës, zona pranë fakultetit ekonomik do të mbeten pa energji elektrike. OSHEE bën me dije se kjo ndërprerje e energjisë vjen për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave. Njoftim për abonentët Tiranë Stakim, 4-5 shtator Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datat 4-5 shtator do të s’takohet energjia në këto zona në Tiranë: 4 shtator 09:00-17:00 Pjesërisht: Rruga “Teodor Keko” 09:00-16:00 Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I” 13:00-17:00 Pjesërisht: Bërxullë, Muçaj dhe zona pranë…
Stefan Curri nga Puka është një nga anëtarët kryesor të klanit mafioz që furnizonte Spanjën me drogë. Curri është mes 107 personave të arrestuar gjatë operacionit të Europol, që përfshiu 3 shtete, Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri. Megaoperacioni shkatërroi rrjetin e organizuar kriminal të përbërë kryesisht nga kriminelë shqipfolës, të dyshuar për trafikim ilegal të drogës. Sipas hetimeve, Stefan Curri me lidhjet e tij rekrutonte njerëz kryesisht nga zona e Pukës dhe Mirditës, paguante biletat e avionit duke i ftuar si turistë dhe më pas i kthente në punëtorë dhe në roje të shtëpive të barit. Ky grup kriminal menaxhonte plantacionet…
Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve.Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar me Covid-19. Në total numri i rasteve aktivë ka shkuar në 26 mijë e 525.Ndërkohë prej katër ditësh 100 qytetarë në Kosovë kanë humbur jetën nga COVID-19, një trend ky i frikshëm.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se qeveria e tij mbetet e përkushtuar në lidhje me dialogun me Kosovën. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi që pati sot me ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenqa, duke shtuar se OKB-ja është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare me rëndësi të veçantë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ranë dakord se Serbia dhe OKB -ja janë partnerë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Mes të…

