Rreth 2 mijë testime më pak se dje dhe rreth 100 raste më pak. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 896 raste të reja me COVID-19 në vend si dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 896 qytetarë, në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.
Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 896
Të shëruar në 24 orë 518
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,228
Testime totale 1,076,983
Raste pozitive 150,997
Raste të shëruara 136,479
Raste Aktive 12,003
Humbje jete 2,515
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4375
Shkodër 1999
Durrës 1025
Vlorë 896
Fier 860
Lezhë 778
Elbasan 605
Berat 421
Korçë 307
Gjirokastër 299
Kukës 232
Dibër 206
Të mbuluar me flamuj e plisa në kokë, Elbasani “vishet” kuq e zi, ja atmosfera para sfidës me Hungarinë (VIDEO)
Tifozë të shumtë janë mbledhur këtë të diel në Elbasan, ku në stadiumin e qytetit do të zhvillohet sfida mes Shqipërisë dhe Hungarisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të 2022.
Edhe pse na ndajnë rreth 1 orë e 30 minuta nga startimi i sfidës, atmosfera në Elbasan duket tepër e ndezur. Tifozë të shumtë, të veshur me flamujt kuqezi dhe me plisa mbi kokë, marshojnë në bulevardin e qytetit.
Disa i janë drejtuar kabinave ku shiten biletat, për të përftuar një vend në stadium, e të tjerë, ndodhen në ambientet e jashtme duke festuar dhe pritur me ankth fillimin e sfidës. Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në vendin e 4 në grupin I me 6 pikë gjithsej. Nga një pikë më shumë kanë Hungaria dhe Polonia.
Pikërisht, këta të fundit arritën të na mundin disa ditë më parë, me rezultatin 4-1. Edhe pse kombëtarja jonë bëri një paraqitje pozitive, nuk mjaftoi për të thyer polakët në shtëpi, që nuk humbin atje prej 7 vitesh. Djemtë e Edi Rejës janë shfaqur tepër të karikuar në konferencën e shtypit dhe kanë theksuar se objektivi i ndeshjes së sotme është fitorja.



