Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Shkodër. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 54-vjeçari Nikolin Huba.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se Nikolin Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit.
Ai është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar me shpejtësi me një motor, menjëherë pas ngjarjes.



