Gjendet i mbytur një i moshuar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Policia ka bërë të ditur se personi rreth 70 vjeç ende nuk është identifikuar. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes. “Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: almakos
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren e SHBA Yuri Kim kanë vizituar famiiljet e evakuuara nga Afganistani të cilët janë vendosur në Qytet Studenti, Tiranë. Me një postim në Facebook Xhaçka shkruan se shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar ndërsa vlerëson mikpritjen shqiptare. “607 qytetarë afgan, burra, gra dhe fëmijë kanë gjetur sot një strehë të sigurt në Shqipëri. Sot me ambasadoren Kim vizituam familjet e vendosura prej 3 ditësh në qendrën akomoduese në Qytetin e Studentit, ndërsa shumë të tjerë janë sistemuar në Durrës dhe Lezhë. Shumë…
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4,532 testime, 486 raste të reja, 3 humbje jete dhe 207 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi…
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë disa këshilla Albin Kurtit për pandeminë.Haradinaj thotë se nuk duhet mbyllje totale e vendit dhe as menaxhim i pakontrolluar.Ai shton se ka kërkuar më parë hapje të kontrolluar me masa adekuate që nuk lejojnë shpërndarjen e virusit, por e lejojnë ekonominë të funksionojë lirshëm.Ndërkohë theksin ish-kryeministri e ka vendosur tek mbështetja kryesisht financiare që duhet të kenë disa sektorë dhe zgjerimi i kapaciteteve shëndetësore. STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ Çdo sugjerim, kërkesë dhe rekomandim i imi dhe i Aleancës për menaxhimin e pandemisë është dhënë duke analizuar shumë indikatorë, veçanërisht kapacitetet tona shëndetësore,…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim virtual në Forumin Evropian Alpbach 2021, në Austri, ku ishte i ftuar të merrte pjesë fizikisht, por që e anuloi për shkak të situatës së rënduar nga Covid-19 në Kosovë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se beson që BE-ja i ka fituar prej kohësh zemrat dhe mendjet e të gjitha vendeve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo, siç tha ai, mund të shihet në garën midis vendeve të BP6 për të hyrë në BE, si dhe zhgënjimin me të cilin përballen kur nuk arrijnë të kalojnë në…
Asnjë nga personat e ardhur nga Afganistani në Kosovë nuk kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, ka thënë një burim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Radion Evropa e Lirë. Sa i takon gjinisë, nga 111 personat e ardhur për strehim në Kosovë, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane. Autoritetet kosovare po ashtu njoftuan se gjatë të hënës…
Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin N. F., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.08.2021, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit Y. J., një shumë parash. Gjithashtu, më datë 27.08.2021, dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash, shtetases M. H. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit N. F. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.Në total numri i rasteve aktive është 26.525.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli iu bëri thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar me vaksinën anti-covid, që të mos hezitojnë, por të paraqiten pranë qendrave shëndetësore. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Rakacolli tha se këtë muaj ka pasur një hezitim nga qytetarët, edhe për shkak se u pa një qetësim me shifrat e covid. Po ashtu ajo theksoi se ka një ngurrim nga ana e të rinjve pas disa teorive konsiprative se vaksina dëmtonte organet riprodhuese, ndërsa si mjeke Rakacolli e hodhi poshtë këtë pretendim. “Ka një tendencë përkeqësimi të situatës, që çon drejt ndryshimit të indikatorëve.…
Zbardhet dëshmia e Elton Debreshit, kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës, makinës të së cilit pak ditë më parë iu vendos tritol. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e gjyshes së tij. Gazetari Enver Doçi ka siguruar dëshminë e ish-kandidatit të pavarur për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe të vëllait të tij, Alfred Debreshi, i cili tashmë qëndron pas hekurave pasi akuzohet për ngjarjen. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se kjo ngjarje është inskenuar për të përfituar…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për masat anti-COVID të vendosura pak më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.Shehu thotë se shqiptarët duhet të vaksinohen, por me vaksinat e certifikuara dhe të miratuara nga Ema. Ai gjithashtu thekson se komiteti nuk deklaroi uljen e moshës së mundësisë së vaksinimit për fëmijët në 12-vjeç, edhe pse pranoi rritjen e sëmundshmërisë në moshat e reja. Gjithashtu, ish-ministri nënvizon se nuk pati asnjë reagim për bërjen e një doze të tretë të virusit. Reagimi i Tritan Shehut: Covid, me ne fund Qeveria fillon te belbezoje, por… “Komiteti teknik” sot vendos “detyrimin” e…
Tre person kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel. Burime zyrtare nga policia bënë me dije mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut…

