Gjendet i mbytur një i moshuar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.
Policia ka bërë të ditur se personi rreth 70 vjeç ende nuk është identifikuar. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.



