Author: almakos

Shkodra i dha lamtumirën muzikantit të njohur shkodran Kujtim Alija, i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjejë të rëndë. Me kortezhin e bandës së qytetit të Shkodrës i është dhënë lamtumira e fundit ‘’Mjeshtrit të madh’’.Homazhet në nderim të tij u zhvilluan në teatrin ‘Migjeni’, ku të pranishëm ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorë. Kolegët e miqtë kanë kërkuar që vepra e tij mos përfundojë me vdekjen e dirigjentit, por të vijohet nga artistë të tjerë për të rritur talentet tek fëmijët. Dirigjenti Alija, po ashtu ishte organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve. Për…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës të shtunën, më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, pasi tha që situata epidemiologjike në vend është rënduar.Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, pas publikimit të vendimit.Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia kjo grupmoshë së fundmi është bërë edhe shpërndarës i virusit.Sipas ministrit Vitia, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rëndë. “Situata paraqet një ngritje enorme të rasteve të infektimit me COVID-19”, tha Vitia.Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora…

Lexo më Shumë

Policia ka zbardhur plagosjen e të moshuarit 72-vjeçar i cili u paraqit me plagë në spitalin e Shkodrës.Rezulton se Z.P, është përplasur nga një 31-vjeçar me emrin Frederik Kola me automjet dhe më pas ky i fundit ka dalë dhe e ka qëlluar me armë gjahu. Sipas informacioneve, ngjarja nuk ka qenë e rastësishme pasi dyshohet se dy personat kishin konflikt pronësie për një burim uji në fshatin Shllak. NJOFTIMI NGA POLICIA Shkodër Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë gjahu  shtetasi Z.P., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Falë veprimeve të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer 4063 testime, nga të…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Shegjëz kanë dalë sot në protestë. Ata janë mbledhur në rrugën e fshatit dhe kanë protestuar për ujin e pijshëm.Banorët shprehen se,e vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se 30-vjetësh. Sipas tyre,mungesa e ujit i ka detyruar të shpojnë puse por kjo u ka kushtuar shtrenjtë. Banorët pohojnë se janë “pro” ndërtimit të ujësjellësit që ka projektuar bashkia e Kuçovës. “Ne nuk na intereson se ku e gjen bashkia e Kuçovës ujin për ujësjellësin,ne duam ujë të pijshëm. Edhe banorët e Lumasit kanë të drejtë kur kërkojnë të mos preket burimi i Sinecit por…

Lexo më Shumë

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Kosovë pritet të mbërrijë të shtunën rreth orës 19 në aeroportin e Prishtinës. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për pak më shumë se 100 persona. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë informatë shtesë për vendstrehimin e tyre por kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2 mijë qytetarë afganë. Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të…

Lexo më Shumë

Edhe këtë fund gushti, Voskopoja mbetet një nga atraksionet turistike më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj. Ky vend kulturor dhe historik për turistët besnike të tij, gjithmonë di sesi të tërheqë vëmendjen e tyre në çdo stinë të vitit. Fshati mbetet përherë atraktiv për turistët e shumtë të cilët e zgjedhin jo vetëm për shëtitjet mëngjeseve apo mbrëmjeve por edhe për të bërë kamping apo ekskursione larg zhurmës dhe vapës se qyteteve te tyre. Voskopojës së fundmi i është shtuar një tjetër risi, e cila ka ngjallur interesin e turistëve kryesisht të të rinjve që pëlqejnë sportet…

Lexo më Shumë

Ka lindur një ditë e paqtë e me diell sot për afganët e ardhur rishtaz në Shqipëri. Të akomoduar në një nga godinat e qytetit studenti, të rinjtë afganë për përjetojnë ditën e parë larg atdheut të tyre tashmë të kontrolluar nga talebanët. Dhimbja padyshim është e madhe, por po ashtu edhe lëhtesimi nga frika e talibanëve, nga frika për të nesërmën e tyre. Disa të rinj nga ata që u strehuan në qytetin studenti shprehen se tani ndihen të qetë.Një student nga Afganistani thotë se talebanët janë të rrezikshëm dhe se shpreson që situata në vendin e tij të…

Lexo më Shumë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) njoftoi sot se 63 pacientë janë në kujdes intensiv. Kjo shifër paraqet rritje, pasi një ditë më parë, në gjendje të rënduar shëndetësore ishin 55 pacientë. Sipas njoftimit, në spitale dhe klinika ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 1.165 pacientë, ku 1.077 janë të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre 944 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës trajtim po marrin 394 pacientë me COVID-19, ku numri më i madh i tyre po trajtohen në Klinikën Infektive, përkatësisht 120 pacientë. Ndërkaq, në Klinikën Infektive 2…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditën e lindjes së shkrimtarit At Zef Pllumi, ndërsa sjell në vëmendje dhe librin e famshëm “Rrno, vetëm për me tregue”. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit thekson se kjo vepër është jo vetëm një dëshmi autentike për terrorin dhe krimet e diktaturës, por mbetet edhe një kushtrim i përhershëm për lirinë. Mes të tjerash ai, duke shigjetuar politikën, kujton mesazhin e At Zef Pllumit që sipas tij është i vlefshëm në kohën që jetojmë, “Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”. MESAZHI…

Lexo më Shumë

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme, 3 prej të cilëve të shpallur në kërkim. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i drogës e deri te vjedhja apo konflikti. NJOFTIMI I POLICISENë flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet K. N., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.Po nga Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u kap dhe u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për shtetasin…

Lexo më Shumë

Nje 31-vjecar ka rene ne prangat e policise, pasi ishte shpallur ne kerkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. NJOFTIMI I POLICISE Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit…

Lexo më Shumë