Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja u arrit pas takimit që patën sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski. “Për të artikuluar më mirë zërin opozitar si dhe për të përfaqësuar sa më mirë interesat e të gjithë qytetarëve në nivel lokal, tre kryetarët, duke theksuar këto parime, vendosën për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë komunash. Bashkëpunimi do të thotë që partitë e përmendura…
Author: almakos
Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar pasagjerët të cilët duhet të udhëtojnë drejt Italisë në datat 27-29.08.2021 se nuk do të kryhet asnjë nisje drejt Ankonës deri në datën 30 gusht. Në njoftimin e bërë publik, Autoriteti Portual bën me dije se shkak për anullimin e udhëtimeve është bërë një avari në linjën GNV në Itali nderkohe qe lundrimet ditore drejt Barit me linjat Adria Ferries dhe Duni Port Agency/Ventouris do të vijojnë lundrimet normalisht gjatë ditës së sotme dhe përgjatë fundjavës. Më tej Autoriteti bën me dije se për efekt të situatës dinamike në këtë sezon të ngarkuar lundrimesh,…
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrugët e vendit edhe gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar e gjobitur shumë drejtues mjetesh. Përgjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura dhe nga Patrullat e Përgjithshme e “Shqiponjat”, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Njoftimi i policisë: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e…
16 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor. 2098 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot nga testimi i 12 mijë e 564 mostrave. Ndërkaq janë shëruar 1614 pacientë. Me rritjen e rasteve të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në 25 mijë e 407. Që nga fillimi i pandemisë e deri tash kanë vdekur më shumë se 2400 persona nga rreth 140 mijë qytetarë që janë infektuar me COVID-19.
Neurokirurgu Gentian Toshkezi, i cili punon si mjek në një spital në SHBA-të, në një lidhje skype në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Toshkezi pohoi se rastet me Delta në SHBA dhe jo vetëm janë rritur ndjeshëm, ndërsa cilësoi se vaksina mund të mbrojë shëndetin e qytetarëve, duke shmangur shtrimet në spitale, apo dhe rastet fatale me vdekje. “Varianti Delta është më infektues se i pari. Në SHBA ka rritje të madhe të të infektuarve me variantin e ri. Ka pasur 150 mijë të infektuar në SHBA. Vdekjet kanë qenë nga 1…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet për një vizitë në Kosovë, ka vijuar takimet e tij në Prishtinë me kandidatët që garojnë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 17 tetor. Gjatë një bisede me Përparim Ramën dhe Fisnik Ismailin, dy emra mjaft të njohur të politikës dhe pjesë e garës elektorale në Prishtinë, Veliaj u shpreh i kënaqur nga fushata që po zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës. “Faleminderit Përparim Rama dhe Fisnik Ismaili për bisedën frymëzuese e miqësinë bujare. Shumë i impresionuar nga fushata qytetare që po zhvillohet në Prishtinë, – fokusi te idetë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar të mandatit të dytë dhe atë që u zgjodh në zgjedhjet e 25 Prillit. Nga sab ëhet e ditur mbledhja do të nisë në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave. Mësohet se takimi ka në fokus të tij bilancin për qeverisjen e kaluar dhe objektivat për qeverinë e re. Pjesë e takimit do të jenë ministra aktualë dhe deputetë të rinj. Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama fitoi mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, teksa Partia Socialiste siguroi 74 mandate.
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nga Prizreni, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj. Në njoftimin zyrtar të uniformave blu, thuhet se burri ka marrë dëmtime të shumta në tru dhe është transportuar për në spital. “Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lëndë narkotike e llojit kanabis u identifikua sot në një furgon, në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Policia ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale M.B., banues në Belgjikë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në Hanin e Hotit, në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip furgon me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike. Pas…
Një shqiptar i Shqipërisë, i akuzuar për një vrasje të kryer në vitin 2000 është ndaluar në Kosovë. Policia e Kosovës ka ndaluar M. D., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Policia njofton se i arrestuari, në vitin 12 nëntor i vitit 2000, ka vrarë me armë zjarri një person nga fshati Koshare e Kosovës, si dhe ka plagosur dy të tjerë. I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.
Tronditet Bulqiza. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet gjatë natës në Bulqizë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Gazetari Enver Doçi ka bërë të ditur se mjeti tip ‘Benz’ është në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë banesës së tij, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e parme. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale. Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për autorët e vendosjes së lëndës eksploziv. Ndërkohë,…
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në 24.939 veta. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vetëm dje nga koronavirusi kanë humbur jetën 18 qytetarë. Ndërsa, nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Zeri.info “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786”, thuhet në raportin e MSH-së. Për shkak të përkeqësimit të…

