Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar të mandatit të dytë dhe atë që u zgjodh në zgjedhjet e 25 Prillit.
Nga sab ëhet e ditur mbledhja do të nisë në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave.
Mësohet se takimi ka në fokus të tij bilancin për qeverisjen e kaluar dhe objektivat për qeverinë e re. Pjesë e takimit do të jenë ministra aktualë dhe deputetë të rinj.
Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama fitoi mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, teksa Partia Socialiste siguroi 74 mandate.



