Partia VLEN ka reaguar ndaj deklaratës së BDI-së për aktakuzën lidhur me Lotarinë Shtetërore, duke akuzuar partinë opozitare për heshtje gjatë dy viteve të hetimit dhe për kërkesën e saj për mbikëqyrje ndërkombëtare.
“BDI heshti për dy vjet, ndërsa sot, kur Prokuroria ngriti aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, kërkon mbikëqyrje ndërkombëtare. Pse heshti deri tani?
Është simptomatike që BDI-së i vjen turp ta përmendë me emër Artan Grubin, edhe pse reagimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me rastin për të cilin ai akuzohet. Kjo tregon hipokrizinë e BDI-së edhe ndaj ‘njerëzve të tyre’, i përdorin si mish për top, por u vjen turp edhe t’ua përmendin emrin.
Drejtësi do të ketë për të gjithë. Edhe për ata që për dy dekada e kanë keqpërdorur pushtetin dhe funksionet shtetërore për të mbushur xhepat e tyre.
Lista e aferave dhe akuzave që lidhen me funksionarë të BDI-së është aq e gjatë, saqë edhe partneri ynë strategjik, SHBA-ja, ka folur publikisht për ‘korrupsion endemik’ dhe ka marrë masa konkrete ndaj figurave të kësaj partie.
Prandaj, BDI duhet të kuptojë një gjë: ligji nuk njeh karrige partiake, privilegje dhe mburoja politike. Drejtësia do të jetë e barabartë për të gjithë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
MARKETING


