Rexhina Çelhaka, ishte drejtuesja 22-vjeçare e mjetit Fuoristradë tip “Land Rover”, që shkaktoi aksidentin tragjik me pesë të vdekur në Qafë Muzinë.
Ndërkohë që është publikuar dhe një foto disa orë para aksidentit, ku shihet Çelhaka së bashku me dy vajzat italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali. Të dyja këto ndodheshin në mjet, kur ndodhi aksidenti.
Ka qenë 23-vjeçarja italiane, Anna Cascavilla, që ka publikuar foton, ku kanë pozuar tre vajzat mbi mjetin “Land Rover”.



