Author: almakos

Prokuroria e Ferizajt kërkon arrest me burg për Dardan Krivaqën, autorin e vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani. Sipas Prokurorisë, Dardan Krivaqa ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj partneres së tij duke çuar në vrasje të rëndë. Momentalisht ai ndodhet në masën e ndalimit 48 orësh, por Prokuroria kërkon arrest me burg deri në momentin e dhënies së dënimit nga Gjykata. Krivaqa së bashku me me një person tjetër e la në derën e spitalit të vdekur 18-vjeçaren duke u larguar, teksa u arrestua dy ditë më pas në një fshat të Ferizajt.

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka dhene detaje nga aksioni i RENEA-s, i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në disa qytete të vendit, përkatësisht nga Durrësi në Lezhë, Mamurras e Elbasan.Policia thekson se gjatë kontrolleve të RENEA-s dhe Forcave të Posaçme Operacione në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë. Gjatë aksionit, janë vënë në pranga disa persona, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në pranga kanë rënë shtetasit Dashamir Tafili, i akuzuar…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme në formë elektronike ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të vendimit të Qeverisë të datës 16.08.2021, i cili është ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e datës 21.08.2021 për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Sipas këtij vendimi, përveç personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të SHBA-së, atyre të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), mbrojtje të përkohshme dhe…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e Ferizajt, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani, u rrah për vdekje nga partneri i saj. Xhaxhai i të resë ka treguar se është shokuar kur ka parë kufomën e mbesës së rrahur për vdekje. Duke folur për mediat e Kosovës, Osmani tha se atë që i arrestuari, partneri i viktimës, Dardan Krivaqa i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit. Xhaxhai i të resë tregon se Mrigona kishte shumë shenja në fytyrë dhe dukej sikur kishte dalë nga një film horror.…

Lexo më Shumë

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi. Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 33°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi. Veriperëndimor ndërsa në det të hapur…

Lexo më Shumë

Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i RENEA-s, i cili po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit. Burime  bëjnë me dije se dhjetra persona me precedentë penale janë shoqëruar, ndërkohë që është arrestuar Astrit Seferi. Ky i fundit nuk është një person i panjohur për policinë, pasi është autor i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras. Po ashtu “BalkanWeb” ka siguruar edhe pamje nga aksioni i RENEA-s, e cila ndodhet në terren në Durrës, Shkodër dhe Lezhë, por edhe në qytete të tjera. Pritet që të tjera detaje…

Lexo më Shumë

Javën e fundit është rritur dukshëm numri i grave shtatzëna të infektuara me COVID-19 që po trajtohen në Klinikën Gjinekologjike e Obstetrike në QKUK. Mësohet se asnjëra nga ato nuk është vaksinuar kundër koronavirusit. 25 gra shtatzëna bëhet e ditur se janë së shtruara në repartin për COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, teksa 10 nga to po trajtohen me oksigjeno-terapi, e dy janë në gjendje më të rëndë. Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja në këtë klinikë nuk është e mirë, teksa theksoi se kanë hapur edhe repartin e…

Lexo më Shumë

Zbardhet dinamika e plagosjes së 27-vjeçarit Tauland Beqiri, në një dhomë hoteli në Ksamil nga miku i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e autorit të plagosjes 28-vjeçari Eidson Vyzaj. Në dosjen hetimore shkruhet se autori ka pohuar se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Vyzaj rezultonte me precedent të mëparshëm penal, pasi në Itali ishte kapur duke vjedhur me armë nëpër vila si dhe me lëndë narkotike. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në…

Lexo më Shumë

Rreth 48 orë të dhunës fizike e psikike dyshohet se i parapriu vrasjes së vajzës 18-vjeçare M.O nga Ferizaj më 22 gusht. Partneri i saj, D.K dhe i dyshuari tjetër A.S janë arrestuar nga policia si të dyshuar për këtë vrasje. Që të dy, e kishin sjellë të ndjerën, pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Kjo ngjarje në Kosovë nxiti reagim shoqëror e institucional, ndërkaq aktivistë e qytetarë të martën protestuan para objekteve të institucioneve të rendit në Ferizaj. “Mos e normalizoni vrasjen e grave” dhe “Nuk ju durojmë më”, ishin disa nga parullat e protestës që u përcollën me…

Lexo më Shumë

Ardhja e afganëve në Shqipëri ka vënë në lëvizje qeverinë. Përmes një rishpërndarje fondesh të Buxhetit të Ministrisë së Brendshme, ka vënë në dispozicion 6,7 milionë lekë për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkues ku do të strehohen një pjesë e afganëve që pritet të vijnë në vendin tonë. Vendimi për kryerjen e procedurës së tenderimit për rikonstruksionin e godinës që ndodhet në Babrru është publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare. Përmes kësaj ndërhyrje, synohet edhe shtimi i kapaciteteve pritëse për azilkërkuesit. VENDIM Nr. 499, datë 20.8.2021 PËR MIRATIMIN E RISHPËRNDARJES SË FONDEVE BRENDA PROGRAMEVE BUXHETORE TË MINISTRISË…

Lexo më Shumë

Një automjet i tipit “Benz”, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për t’u ndaluar, në tentativë për të humbur gjurmët ka humbur kontrollin, duke goditur tre makina të tjera që ishin në lëvizje. Ngjarja është shënuar të martën pasdite në qytetin e Elbasanit. Uniformat blu kanë shtuar kontrollet në hyrjet dhe daljet e këtij qyteti, veçanërisht në zonën e Krastës për të bërë të mundur ndalimin e mjetit.

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, në rrugën “5 Maji” pasi një 26-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me një motomjet është përplasur me një makinë policie. Policia njofton se për pasojë është dëmtuar 26-vjeçari dhe pasagjeri që ai kishte në mjet, si dhe drejtuesi i makinës së policisë. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë mjekim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 24.08.2021, rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë …

Lexo më Shumë