Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë. Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po drejtonte një mjet bujqësor u përplas nga një mjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:20 në afërsi të fshatit Trush. Policia ndodhet në vendin e ngjarjet për të zbardhur shkaqet.
Author: almakos
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 37°C. Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do…
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, gjatë hapjes së kampit të të rinjve të LRI në Jalë, ka treguar vizionin e LSI dhe misionin e tyre. Ai ka thënë që të rinjtë duhet të jenë qëndrestarë për të ardhmen dhe duhet të marrin në dorë fatin e tyre. “I kërkoj qeverisë të marrë masa për COVID-in. E dini se çfarë ndodhi. Kufizimet ishin vetëm propagandë, por mijëra njerëz humbën jetën. Qindra mijëra të tjerë e kanë kaluar me problme,e të mëdha. Kanë marrë para borxh për të përballuar. Ky është realitet. Kush do i japë përgjigje? Këtë përgjigje…
Kosova regjisroi ditën e sotme shifra rekord të rasteve të reja dhe të vdekjeve që kapën shifrën e 17 viktimave. Mes 17 qytetarëve që nuk e fituan dot betejën ishte i pari rast i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës që humb jetën. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e OBSH-së në Kosovë ka thënë se të vdekurit në Kosovë që kanë qenë të infektuar me coronavirus nuk kane qenë të imunizuar. “Të vdekurit nuk kane qenë të vaksinuar apo kanë qenë të vaksinuar vetëm me një dozë. Kemi vetëm një rast ku një person ka vdekur edhe pse…
Ndonëse në vendin tonë nuk ka pasur akte terroriste, sulmet nga aktorë të vetmuar apo grupe të vogla mbeten potencialisht të mundshme. Kështu thuhet në raportin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Sipas këtij raporti, kërcënimi terrorist në Ballkanin Perëndimor dhe në vendin tonë, për vitin 2020 vlerësohet të jetë nga më i ulëti drejt rrezikut potencialisht të mesëm. Mes të tjerash SHISH në raportin e tij ndalet te familjet shqiptare që ndodhen në kampet kurde, ku situata thuhet se paraqitet e përkeqësuar. Po ashtu në raport thuhet se shtetasit e dënuar për terrorizëm dhe mbështetës të tyre në sistemin e…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me testimet e bëra për zbulimin e koronavirusit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili thekson se Shqipëria ka dy herë më pak testime se sa Kosova, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Sipas Vasilit, përqindja e pozitivitetit për Covid e testimeve është 10% me gjithë uljen e vazhdueshme numrit të testimeve. REAGIMI I VASILITSkandal, Shqiperia dy here me pak testime se Kosova per Covid, ndersa hic-kryeministri ben avokatin e lodhur te Bregoviçit!Per Ramen Shqiperi nuk ka më. Dhe Shqiperia kryeminister nuk ka më.Perqindja e pozitivitetit per Covid e testimeve eshte 10%…
Ministria e Mbrojtjes thekson se në mbarë vendin ka vatra aktive në 7 qarqe. Situata problematike paraqitet në Dibër ku një helikopter është dërguar për të shuar zjarrin në fshatin Lundre. MM bën me dije se asnjë prej këtyre vatrave nuk përbën kërcënim për asnjë zonë të banuar. Njoftimi i MM Situata e zjarreve në vend, 23.09.2021 Qarku Kukës Zjarri në Majë e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv, i cili vijon të mbetet problematik. Në vendngjarje kanë punuar 30 forca ushtarake, 10 forca zjarrfikëse. Qarku Shkodër Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative…
Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket rastit të vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj i Kosovës. Daja i të ndjerës ka dhënë informacione për mediat kosovare mbi jetën personale të vajzës. Ai thotë se 18-vjeçarja është martuar dy muaj më parë me Dardan Krivaqën, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes i cili është ende në kërkim. Emri i tij është i njohur për qytetarët e Ferizajt dhe për autoritetet pasi edhe më parë ai kërkohej për vepra të tjera penale. Daja e 18-vjeçares me iniciale M.O. thotë se deri përpara ngjarjes së rëndë, vajza nuk është…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 397 raste të reja. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga…
Dyzet drejtues mjetesh janë arrestuar, 198 leje drejtimi janë pezulluar dhe 4519 shoferë janë ndëshkuar me gjobë. Ky është bilanci i Policisë Rrugore gjatë fundjavës, me qëllim garantimin e rendit e të sigurisë, si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në një njoftim për mediat, policia tha se si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu, ka pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 136 për…
Dardan Krivaça, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai përveç rastit tragjik të së dielës, ku dyshohet se bashkë me shokun e tij kanë dhunuar Marigona Osmani, ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale. Insajderi shkruan se Krivaça ka vepra të ndryshme penale përfshirë “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”. Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt duke thënë se Dardan Krivaça është autor i disa veprave penale. Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se…
Inxhinieri biomjekësor: Sëmundjet e zemrës po tkurrin vazhdimisht popullsinë në Shqipëri, faktori dominant është “stresi” Sëmundjet e zemrës janë sëmundje të cilët vazhdimisht po tkurrin popullsinë në Shqiperi si rezultat i disa faktoreve ky faktori dominant është “STRESI”.Për të evituar avancimin e sëmundjeve të zemrës duhet bërë një kontroll kardiologjik.Kontrollet e semundjeve të zemrës realizohen më anë të pajisjeve të meposhtmë:·Elektrokardiograma (EKG).· Eko e zemrës.· Monitorimi i ritmit të zemrës (holter ritmi)ELEKTROKARDIOGRAMA (EKG)-Elektrokardiograma është një regjistrim i aktivitetit elektrik të zemrës dhe kryhet nga disa elektroda që vendosen në sipërfaqen e lekurës, zakonisht në krahë, këmbë dhe mbi gjoks.Funksioni i…

