Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i AKU në Shqipëri për bllokimin e akulloreve të kompanisë “MARS” pasi në to janë konstatuar përmbajtje kancerogjene si oksidi i etilenit. Mësohet se në Shqipëri këto produkte kanë ardhur në dy muaj të ndryshme nga dy kompani që kanë sjellë një sasi prej 16 ton. Nisur nga të dhënat e publikuara nga AKU, rezulton se 11.7 ton janë konsumuar tashmë nga tregu kurse pjesë tjetër është sekuestruar dhe është shkatërruar. Alarmi për këto produkte fillimisht u dha nga BE dhe u kërkua nga kompania në fjalë tërheqja e produkteve nga tregu për…
Author: almakos
Janë siguruar pamjet nga sherri i denoncuar në Korçë. Nga pamjet duket se si 60-vjeçari ka goditur 30-vjeçaren me zorrë uji. Po ashtu ai e ka shtyrë dhe kërcënuar disa herë. “Mos e prek me dorë se të erdha dhe”- thotë autorja e videos, ndërkohë që sherri përfundon me fjalët e 30-vjeçares që paralajmëron denoncimin në Polici. Momentet e dhunës kanë zgjatur disa sekonda teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Tudas të Korçës. Sot e dhunuara ka denoncuar rastin teksa ka Prokuroria është vënë menjëherë në lëvizje.
Një sasi droge prej rreth 45 kg është sekuestruar sot në kufirin greko-shqiptar. Mediet fqinje raportojnë se operacioni është kryer nga policia greke në Kostur. Gjatë aksionit, janë ndaluar tre shqiptarë, që kishin kaluar kufirin në këmbë dhe mbanin në krah 3 çanta me drogë. Shqiptarët e arrestuar ishin të moshës 26, dhe 27 vjeç, ndërsa policia ka sekuestruar edhe 350 euro, 24.200 lek te reja shqiptare dhe 4 celulare me 4 karta SIM.
ARRSH njofton se në segmentin rrugor Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa do të kryhen punime që do të riparojnë ndriçimin që është jashtë funksionit. Këto punime do të kryhen natën dhe përfundojnë brenda afatit 20-ditor pa penguar trafikun. Nga data 23 gusht deri më 11 shtator, në orarin 22:00-06:00 do të kryhen punimet e nevojshme teksa masa e vetme do të jetë bllokimi i korsisë së shpejtësisë në drejtimit Shkozet-Plepa dhe anasjelltas.
Një vajzë 20-vjeçare që është ishte prekur nga COVID-i ka vdekur dje në Gjakovë. Sipas raportimeve mediatike, e reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës. “Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithe farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftimin e “Gjakova Sot”. Varianti ‘Delta’, ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve me COVID në Kosovë, ku një ditë më parë rezultuan pozitiv 1.682 qytetarë dhe ndërruan jetë…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Pogradec, kryqëzimin e fshatin Leminot.Gazetarja Lorena Kodra raporton se një mjet tip “Benz” i ka prerë rrugën një furgoni udhëtarësh me targa Elbasani. Nga përplasja, “Benzi” ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, ndërkohë që është lënduar drejtuesi i mjetit, si dhe kanë pësuar tronditje pasagjerët e furgonit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar dinamikën e këtij aksidenti.
Javën që lamë pas është shënuar numër i madh i të infektuarve me coornavirus, ndërsa kjo ka bërë që të ketë edhe rritje të rasteve që kërkojnë hospitalizim. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi, një ditë më parë bëri të ditur se ka rritje drastike të numrit të pacientëve me coronavirus që kërkojmë trajtim spitalor. Sipas tij, çdo ditë po shtrohen në spitale gati 100 pacientë. E për shkak të kësaj situate, Krasniqi ka thënë se detyrohen që në spitale të trajtojnë vetëm rastet e rënda, derisa kërkon që pacientët të trajtohen edhe në qendra të mjekësisë…
Një 66-vjeçare është vetëhedhur dhe mbytur në një kanal vaditës në Fieri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hambar të Fierit teksa mësohet nga Policia se viktima R.H, ishte në kusthe depresioni. Po ashtu u arrestua në Fier Maksim Çepele pasi iu gjet në banesë kanabis. Në pranga rad he një 61-vjeçar në Lushje pasi drejtonte i dehur motorin e tij. NJOFTIMI NGA POLICIA Fier Arrestohet një shtetas pasi u kap në flagrancë me një sasi lëndë narkotike, si edhe arrestohet një tjetër pasi drejtonte motomjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan…
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmoferik i i cili do të ndikojë vendin tonë mot të qëndrueshëm në fillimin e javës. Moti do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare në relievet malorë. Era do të me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. Temperaturat: Zona malore 17/33°CZona e ulët 18/36°CZona bregdetare 20/35 °C Kosova, e hënë, 23 gusht 2021 Moti do të…
Këngëtari Goran Bregoviç është ngjitur në skenë për të dhuruar një mbrëmje magjike në Festën e Birrës në Korçë. Bregoviç e nis koncertin me këngën shqiptare “Kosovska’’ teksa do të performojë bashkë me orkestrën e tij që e shoqëron. Ai është një këngëtar i mirënjohur në Ballkan dhe në gjithë botën. Turistë nga Shqipëria dhe gjithë bota kanë shkuar në Korçë për të ndjekur live këngëtarin Bregoviç dhe për të ndierë atmosferën e Festës së Birrës duke shijuar Birrën Korça e Tirana.
Drejtori i shitjeve të Birra Tirana, Erind Gjoni në një prononcim për News 24 ka deklaruar se birra që ai përfaqëson ka tejkaluar pritshmëritë deri më tani në Festën e Birrës në Korçë.Për gazetaren Lorena Kodra, z.Gjoni theksoi se interesi për Birrën Tirana ka qenë i lartë. ‘’Kemi 11 stenda. Interesi ka qenë shumë pozitiv dhe i madh. Birra Bionde ka një ecuri shumë të kënaqshme këtu dhe tek Pazari. Qytetarët festojnë birrën tonë të freskët dhe të pëmirësuar.’’- tha ai. Në fakt, drejtori i shitjeve veçon surprizat e këtij viti që është birra Bionde dhe birra e kuqe me fuçi që…
Nata e pestë e Festës së Birrës në Korçë sapo ka filluar dhe atmosfera është më e ndezur se asnjëherë më parë.Qytetarët po dynden drejt terminalit të autobusave pasi koncerti tashmë ka filluar, por të gjithë janë në pritje të këngëtarit të famshëm Goran Bregoviç i cili do të performojë sot. Ndërkohë në tryeza nuk mungojnë gotat e Birrave Korça dhe Tirana për ta bërë sa më të këndshme atmosferën. Birra Korça dhe Tirana kanë thyer pritshmëritë këtë vit në Festën e Birrës fale interesit të jashtëzakonshëm nga turistët shqiptarë e të huaj që vendosën që këto 5 ditë t’i…

