Goran Bregoviç do të ndezë sot në mbrëmje skenën e Festës së Birrës në qytetin e Korçës. News24 do të transmetojë live koncertin që do të japë këngëtari i mirënjohur në gjithë Ballkanin dhe përtej teksa fillimisht do të performojë këngën e njohur shqiptare “Kosovska”. Bregoviç pritet të dalë rreth orës 23:00 teksa koncerti zhvillohet tek terminali i autobusave në Korçë. Me këngëtarin Bregoviç do të mbyllet dhe nata finale e Festës së Birrës e cila pritet të ketë një pjesëmarrje masive si asnjëherë më parë. Në katër netët e para, Korça ka festuar si asnjëherë më parë në Festën e…
Author: almakos
Një aksident fatal ka ndodhur në Itali për një shqiptar i cili po kalonte vijat e bardha në Livorno për të blerë një shishe ujë në një lokal, kur papritur u godit nga një Porsche me shpejtësi të lartë. Muratori Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë Tarracën Mascagni teksa kishte lënë në shtëpi gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël. Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i “Porsche” në gjendje të dehur e përplasi për vdekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt. Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait…
Një konflikt në Vlorë mund të kishte përfunduar në një tjetër vrasje që do të trondiste qytetin bregdetar pas atentatit ndaj Xhuljan Bullarit.Dy autorët nga Fieri qëlluan me thikë një 29-vjeçar në Vlorë si dhe dëmtuan një 25-vjeçar tjetër. Ata u arrestuan nga Policia, teksa një prej autorëve rezultonte i mitur 17 vjeç kurse tjetri drejtonte automjetin në gjendje të dehur kur u prangos nga uniformat blu. NJOFTIMI NGA POLICIA Vlorë/Tentuan të vrisnin me mjet të mprehtë një shtetas, pas një konflikti të çastit, vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maji”,…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer…
Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 4 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Një nga të arrestuarit është shtetasi turk, M. K., 38 vjeç. Ky i fundit dyshohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe 45-vjeçari H. M., banues në Janjar të Konispolit, pasi dyshohet se ka dhunuar babain e tij. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Vlorë Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan…
Policia Rrugore ka marrë masa shtesë për shkak të fluksit të madh në akset kryesore kryesisht drejt Korçës ku zhvillohet dhe nata e fundit e Festës së Birrës si dhe pelegrinazhi në malin e Tomorrit në Berat. Sipas Policisë, ka prezenëc të shtuar të uniformave blu me radar e drager në akset kryesore. Ka pasur raste ku drejtuesit e mjeteve kanë shkelur rregullat e qarkullimit teksa janë vendosur masa ndaj tyre. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia e Shtetit/ Masa shtesë për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes në të gjitha akset rrugore, zonat bregdetare dhe ato turistike, në drejtim të…
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti. Haradinaj thotë se Kurti nuk duhet të mbajë më peng popullin, por të sjellë vaksina dhe jo të kandidojë ministrin e Shëndetësisë për kryetar të Prishtinës. “Qeveria duhet të fokusohet në vaksinim, duhet të sjellë vaksina, të ketë plan për vaksinim, të mos e shpërfillë këtë gjendje në mënyrën se si e ka shpërfillur deri tash dhe si e ka shpërfillë me kandidaturën e ministrit të MSH-së për kryetar komune. Kjo gjendje tregon edhe joseriozitetin e shefit të Qeverisë dhe dëgjoj plotë që kërkojnë dorëheqjen e Vitisë,…
Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në orët e fundit në Tiranë. Policia i ka prangosur personat në fjalë për vepra të ndryshme penale duke filluar nga dhuna fizike ndaj prindërve, thyerje e masës së arrestit, kërcënim me armë apo dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.682 qytetar të infektuar me virusin. Nga krahu tjetër, për fat të keq, 11 persona nuk e kanë fituar betejën ndaj COVID-19. Sa i përket të shëruarve në 24 orë ato janë 263, ndërsa numri total i rasteve aktive është 19.695. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 22 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të…
Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,373,349 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 587,625 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e shtunë, datë 21 gusht janë kryer 7,230 vaksinime në të gjithë vendin. Gjatë muajit Gusht, i cili është muaji i hapur i vaksinimit masiv, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në vend sa i takon vatrave të zjarrit.Sipas ministrisë, në vendin tonë deri më tani raportohet për 9 vatra zjarri, duke përcaktuar kështu edhe zonat. PËRDITËSIMI 1.Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet është…
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ranë 2 persona, mes tyre një vajzë. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E. M., 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç; (familjarë të shtetases së arrestuar) dhe M.P, 48 vjeç, (babai i 15 vjeçarit)Gjatë kontrollit në banesën e shtetases me inicialet E.M, Policia gjeti dhe…

