Muzikë, atmosferë dhe birra Tirana e Korça në tavolinat e të gjithë të pranishmëve. Komponentët e duhur për ta bërë të mrekullueshme çdo festë, njëjtë siç po ndodh dhe në Korçë këtë mbrëmje. Qytetarët e shumtë që po ndjekin nga afër koncertet, në dy pikat kryesore të qytetit, në Terminalin e ri dhe Pazarin e Vjetër, kanë shprehur kënaqësinë e tyre për ambientin e krijuar. Disa prej tyre e kanë për herë të parë vizitën në festën e famshme, ndërsa premtojnë se do të rikthehen sërish. “Vij për herë të parë. Mësuam për këtë nëpërmjet medias, jemi shumë të kënaqur.…
Author: almakos
Policia e Shtetit ka treguar masat që ka marrë gjatë fundjavës. Si pasojë e fluksit të shtuar në zonat bregdetare dhe në Malin e Tomorrit në Berat për shkak të pelegrinazheve, Policia ka shtuar kontrollet në rrugë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh duke tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që ishin nën efektin e alkoolit. Kësisosj janë arrestuar 11 persona, janë pezulluar dhjetëra leje drejtimi si dhe janë vendosur mijëra gjoba. Sakaq, Policia qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital për çdo shkelje të qarkullimit rrugor. Njoftimi…
Personi që shihni në foto është Xhuljan Bullari, i riu që u gjet i vrarë në një makinë sot në Vlorë, në fshatin Babicë. Siç u raportua edhe më herët ndaj të riut u qëllua me tre plumba, ku njëri e ka kapur në kokë, duke i marrë jetën në vend. Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës Fiat Punto me targa TR 3437 R. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë pasur i riu. Xhuljano Bullari nuk është emër i…
Gjatë 24 orëve të fundit nga 8192 teste të kryera 1250 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, numri më i lartë është regjistruar në Shkup, 421, Gostivar 192 dhe Tetovë 133 raste të reja. Në ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 265 persona të shëruar. Ndërkohë 22 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin. – Advertisements –
Ambasada Amerikane në Afganistan ka këshilluar qytetarët e saj që të mos shkojnë në Aeroportin e Kabulit, pasi situata është e rrezikshme. “Për shkak të kërcënimeve të shumta të sigurisë jashtë portave në Aeroportin e Kabulit. Ne këshillojmë qytetarët amerikanë që shmangin udhëtimet në aeroport përkohësisht. Gjendja do të qëndrojë e pandryshuar deri në një urdhër të dytë”, – tha Ambasada, Kjo deklaratë vjen 24 orë, pasi Presidenti Joe Biden tha se nuk ka asnjë të dhënë se talebanët po ndalonin kalimin e lirë të amerikanëve dhe aleatëve të tyre nëpërmjet aeroportit të Kabulit. Kujtojmë se aktualisht në Aeroportin e…
Megjithëse Tetova dhe Gostivari janë qytetet ku më së shumti ka marr hov përhapja e variantit të ri delta të virusit korona, autoritetet shëndetësore vlerësojnë se nuk ka nevojë për karantinimin e rajonit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një konferencë të jashtëzakonshme tha sot se janë të mbushura spitalet në rajonin e Pollogut, por në ndihmë do ju vijnë personel mjekësor nga Shkupi, kurse pacientë të tjerë nga atje planifikojnë ti dërgojnë në spitalet e kryeqytetit kur tani kanë shtuar kapacitetet spitalore. – Advertisements – Me të vërtetë janë të mbingarkuara spitalet në Tetovë dhe Gostivar dhe pjesërisht në…
Pas arrestimit të efektivit të RENEA, si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës ka reagua Partia Demokratike. Deputeti i zgjedhur i PD, Enkelejd Alibeaj, shkruan në “Facebook” se një gjë e tillë “nuk është rastësi, por produkt i aleancës së Edi Ramës me krimin, një model që ka prodhuar degradim të organizatës së Policisë dhe ka braktisur policët që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë”. Reagimi i Alibeajt: RENEA, reparti elitë i Policisë së Shtetit është infiltruar nga narkotrafikantët. 2 efektivë dhe 1 NënKomisar të këtij reparti janë arrestuar në pak kohë për organizim dhe…
Nuk kishte rrëmujë të madhe para departamentit të punëve të brendshme për lëshimin e letërnjoftimeve, pasi Qeveria mbrëmë pas seancës njoftoi se prej sot vazhdon shtypja dhe lëshimi i letërnjoftimeve. Nga MPB njoftojnë se letërnjoftimet e qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesa dhe që tashmë janë fotografuar, do të fillojnë të shtypen nga kjo fundjavë, ndërsa nga pasnesër do mund edhe të merren. – Advertisements – Kjo do të thotë se letërnjoftimet e para do të lëshohen nga e hëna edhe atë në mënyrë sukcesive. Miratimi dhe personalizimi do të bëhen sipas rendit, gjegjësisht për qytetarët që janë fotografuar dhe më…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.279 qytetarë të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq janë shënuar 8 viktima nga virusi vrasës. Sakaq, lajmi i mirë është se gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar 325 qytetarë të shëruar duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 107.025. Njoftimi i plotë: 21 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vijuar me takime intensive me drejtues të zyrave vendore, drejtorive rajonale dhe përfaqësues të ministrisë, për të plotësuar çdo nevojë të mundshme të institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar, bën të ditur Ministria e Arsimit. Ndërkaq në një status në rrjete sociale Kushi ka publikuar momente të mbledhjes në mjedis virtual, në të cilat u diskutuan në detaje të gjitha çështjet e nevojshme, për të mirëpritur nxënësit në 1 shtator për mësim plotësues. “Takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, për të marrë të gjitha masat e nevojshme që shkollat…
Pas vendimit të Qeverisë për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur, aktivistët dyshojnë se me këtë vendim do të ofrohet mbrojtje e vërtetë e malit. – Advertisements – “Mbrojtja e Vodnos sipas ambientalistëve nuk është thelbësore, por vetëm deklarative. Ata edhe më tej mendojnë se me vendimin e Qeverisë për zonë të mbrojtur, në Vodno përsëri do të mund të ndërtohet”. OJQ-të këmbëngulin në zgjidhje ligjore për malin Vodno. Tatjana Stojanovska nga nisma “E dua Vodnon” thotë se zona e mbrojtur është zvogëluar. Vërejtja jonë më e madhe është se me hyrjen në fuqi të…
Epidemologu i njohur, Ilir Alimehmeti, publikon të dhënat e një studimi brazilian, i cili vë theksin te nevoja për të mbështetur me vaksinim të mëtejshëm personat e moshuar që kanë marrë vaksinën CoronaVac. Mjeku shqiptar thekson se gjetjet e këtij studimi janë për variantin Gama, ndërkohë që aktualisht mbizotërohemi nga varianti delta. Mes të tjerash, Alimehmeti shkruan në “Facebook” se “Të gjitha këto gjetje, së bashku me gjetjet e postuara më parë nga studimi i fazës 1 dhe 2 klinike të CoronaVac nga CDC e Kinës (postuar më parë) dhe faktit që Turqia e ka nisur dozën e tretë me…

