Author: almakos

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se është shqyrtuar me kolegët dhe një pjese të ekspertëve edhe mundësia e futjes në karantinë të qyteteve si Tetova dhe Gostivari, megjithatë u shpreh se një masë e tillë do të ishte shumë e ashpër dhe e panevojshme për momentin dhe se kjo nuk do ta pengonte përhapjen e virusit. Filipçe megjithatë tha se qëndrim i Ministrisë së Shëndetësisë mbetet imunizimi i popullatës, ndërkohë që theksoi se përqindja e imunizimit të popullatës në rajonin e Pollogut është më i ulët. – Advertisements – “Ne e shqyrtuam me kolegët dhe një pjesë e…

Lexo më Shumë

Kosova është e gatshme për pranimin e qytetarëve që do të evakuohen nga Afganistani, mirëpo koha e saktë e ardhjes së tyre nuk dihet ende. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një intervistë për kanalin televiziv britanik, Skynews se autoritetet po presin informacione lidhur me datën e saktë të arritjes së këtyre personave në Kosovë. “Është vetëm çështje ditësh. Do të varet sigurisht në atë sesi do të organizohet transportimi i tyre, sepse procesi organizohet nga Shtetet e Bashkuara. Ne do ta dimë [kohën e ardhjes së tyre] ndoshta deri në fund të kësaj jave”, ka deklaruar ajo.…

Lexo më Shumë

Është identifikuar 25-vjeçari i vrarë me plumb në kokë në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se është ekzekutuar i riu, Xhuljan Bullari, ndaj të cilit është qëlluar me tre plumba, ku njëri e ka kapur në kokë, duke i marrë jetën në vend. Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës Fiat Punto me targa Tirane. Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes: Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë, vatra e zjarrit vazhdon aktive SITUATA E ZJARREVE NË VEND: Qarku Lezhë1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit në drejtim të fshatit Xhuxh është nën kontroll. Në drejtim të fshatit Hebe vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët dhe momentalisht nuk ka rrezik per banesat. Po monitorohet nga forcat në terren nga autoritetet lokale. 2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët. Po vijon puna për normalizimin e situatës nga FA, autoritetet lokale dhe vullnetare. 3.Bashkia Mirditë, njësia…

Lexo më Shumë

Shqyrtimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Më pas KSHZ do ta vendosë për kontroll gjendjen e re të të dhënave në Listën zgjedhore, që do të shfrytëzohet në ditën e zgjedhjeve. – Advertisements – Në këtë afat qytetarët kërkesën për regjistrim, shlyerje apo plotësim në Listën zgjedhore duhet ta parashtrojnë me shkrim drejt njësive rajonale apo zyrave të KSHZ-së apo në mënyrë elektronike t’i drejtohen KSHZ-së dhe më pas të parashtrojnë dëshmi adekuate. Afati për mbyllje të Listës zgjedhore me të gjitha ndryshimet,…

Lexo më Shumë

Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në aksin Vlorë-Babicë mëngjesin e sotëm, teksa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Viktima i moshës rreth 25-vjeç, sipas gazetarit Enrik Mehmeti ishte i vetëm në makinë, teksa kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë se ishte i gjakosur. Policia në vend ka konstatuar vetëm vdekjen. “Po hetohet në dy pista dhe atë të vrasjes dhe të vetëvrasjes. Trupi i pajetë është dërguar morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë që pritet dhe identifikimi i viktimës.Viktima ka qenë i…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 16,341 persona. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,700, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,307. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo më Shumë

Vlora tronditet mëngjesin e sotëm, teksa një person është gjetur i vrarë në makinë. Burime të sigurta kanë bërë të ditur se policia ka marrë raportime për të shtëna me armë zjarri në fshatin Babicë. Menjëherë forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarje ku është konstatuar një 25-vjeçar i pajetë në makinë. Nga këqyrja paraprake mësohet se i i riu ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ndërkohë që ende Nuk është përcaktuar nëse e kanë qëlluar apo është vetvrarë. vijon…

Lexo më Shumë

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) do të realizohet Ditë e hapur. Në MPJ do të mund të realizojnë vizitë qytetarët e vendit dhe përfaqësuesit e diasporës, në mënyrë që të dëgjojnë vërejtjet, sugjerimet dhe të japin idetë e tyre, për përmirësimin e shërbimeve konsullore, por edhe për të gjitha fushat e tjera që janë me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët, dhe lidhen me punën e këtij institucioni. – Advertisements – “Me këtë ne do të donim të prezantojmë punën e Ministrisë para qytetarëve tanë, si në aspektin e njohjes më të afërt, ashtu edhe në aspektin e…

Lexo më Shumë

Mijëra besimtarë bektashianë nisin sot Pelegrinazhin në malin e Tomorit. Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së re për në malin e Tomorrit për të përshëndetur mëngjesin e sotëm dhe për të uruar një fundjavë të mbarë. “MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan kryeministri Rama. Sot nis edhe pelegrinazhi në malin e Tomorit që vazhdon për 5 ditë me radhë.Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut mijëra pelegrinë nga e…

Lexo më Shumë

Disa nga qytetarët e Maqedonisë të cilët u evakuuan kohët e fundit nga Afganistani, arritën në aeroportin e Shkupit. Bëhet fjalë për 31 persona. Ata ishin evakuuar më parë nga Kabuli në Doha, Katar, ku, me ndërmjetësimin e ambasadorit tonë në atë vend, ata u transferuan nga aeroporti ushtarak ne atë civil, pas çka u dërguan në Stamboll, Turqi. Sonte ata arritën në Shkup nga kryeqyteti i Turqisë. Ata u shprehën se nuk ishin të rrezikuar. – Advertisements – “Rruga jonë ishte e mirë, kaluam mirë. I gjithë ekipi që ishte atje u tërhoq. Ne nuk u shqetësuam sepse punuam…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Orgesa Zaimi po dhuron spektakël në Festën e Birrës në Korçë me këngët e saj. Sot është nata e tretë e Festës dhe pjesëmarrja është si asnjëherë më parë në qytetin juglindor. Qytetarë korçarë, turistë shqiptarë e të huaj janë ‘derdhur’ në Korçë për të festuar me muzikë shqiptare e të huaj dhe Birrën Korça e Tirana. Paralelisht festohet tek terminali i autobusave dhe Pazari i Vjetër teksa atmosfera prej tre netësh mbetet e ndezur. Birra Korça e Tirana kanë thyer çdo pritshmëri falë interesimit shumë të lartë nga qytetarët që po e zgjedhin në tavolinat e tyre në…

Lexo më Shumë