Ndonëse ka kaluar më se një orë nga nisja e koncertit, qytetarë e turistë vijojnë ende të vijnë dhe të mbushin hapësirat e Terminalit, një nga zonat e nxehta në Korçë në këto net festive. Padyshim Birra Korça, që është dhe simboli i kësaj feste dhe birrës shqiptare ka qenë kurora e mbrëmjes dhe më zgjedhura nga qytetarët. Teksa një pjesë e mirë kanë zgjedhur Birrën Tirana. “Ne jetojmë në Australi, jemi për festën e Birrës, çunat performojnë nesër. Kemi qenë dhe herë tjetër. Korça ultra fare. Ne na pëlqen shumë. Njerëzit janë me shumë kulturë”, tha një qytetar. “Jam…
Author: almakos
Një efektiv i RENEA-s është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. News24 bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi, Real Luli, i cili u arrestua gjatë një operacioni antidrogë. Po ashtu mësohet se gjatë këtij operacioni janë vënë arrestuar edhe 4 persona të tjerë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por në minutat në vijim pritet një informacion më i detajuar nga SHÇBA.
Korça po bëhet gati për natën e tretë të Festës së Birrës. Shumë shqiptarë e të huaj kanë zgjedhur të festojnë edhe këtë të premte nën ritmet e muzikës duke trokitur dhe një gotë me Birrës Korça apo Tirana. Sot do të ketë 5 orë festë në dy skenat e terminalit të autobusave apo tek Pazari i Vjetër. Ende pa nisur festa qytetarët kanë rezervuar vendet dhe dalëngadalë po i drejohen stendave të birrave. Qytetarët pohojnë se vijnë vit për vit për Festën dhe veçanërisht për Birrën Korça teksa vënë në pah se këtë vit është më bukur për shkak…
Pas seancës së sotme qeveritare mbërrin informacioni i minutave të fundit. Qeveria udhëzoi Ministrin e Brendshëm të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për miratimin e një akti nënligjor në përputhje me autorizimin e Ligjit për Kartat e Identitetit dhe ta harmonizojë atë me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili mundëson nxjerrjen e formularit të aplikimit për kartën e identitetit, formën e konfirmimit për kërkesën e paraqitur për lëshimin e kartës së identitetit, formularin për kartën e identitetit, procedurën për lëshimin dhe zëvendësimin e kartës së identitetit, si dhe për mënyrën e mbajtjes së evidencave për lëshuar…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan. Ministrja Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë. “Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në…
Disa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët ditëve të fundit në grupe u evakuuan nga Afganistani raportohet të jenë nisur me aeroplan nga Stambolli, ndërkohë që pritet arritja e tyre në aeroportin e Shkupit. Bëhet fjalë për rreth 30 persona të cilët pas evakuimit ishin vendos në Doha të Katarit dhe sot paradite arritën në Stamboll. Nuk ka informacione se kur do të arrijë në vend pjesa e mbetur e shtetasve që kishin fluturuar nëpër shtete të tjera. – Advertisements – Por për dallim nga shtetasit e Maqedonisë që tashmë janë larg tensioneve që ndodhin aktualisht në Kabul,…
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pritur në Tiranë Kongresmenin amerikan Mike Quigley i cili përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois. Ai ka qëndruar dy ditë në Tiranë, më 18 dhe 19 gusht teksa është takuar dhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në një postim në “Facebook”.“️ | Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasadoren…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 535 raste të reja me COVID-19, më shumë se një ditë më parë dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me…
TIA ka dhënë një njoftim për të rikujtuar gjithë udhëtarët që duan të shkojnë nga Rinasi me aeroplan për në Greqi apo Itali. Sipas informacionit zyrtar, për të dyja vendet është i detyrueshëm të plotësohet e printohet formulary PFL 24 orë para udhëtimit ose nuk ikën dot. Për të shkuar në Itali duhet një test PCR 72 orë para nisjes ose test antigjenik 48 orët e fundit për të gjithë pasagjerët qoftë të vaksinuar apo pavaksinuar. Ndërkohë për në Greqi pasagjerët duhet të kenë test ose dëshmi që personi e ka kaluar COVID-19 si dhe certifikatë vaksinimi. NJOFTIMI NGA TIA…
Nata e tretë e Festës së Birrës në Korçë do të rezervojë shumë surpriza dhe risi.Këngëtarja e dashur për publikun, Orgesa Zaimi është një nga interpretueset e ditës së sotme.Ajo ka treguar se mezi pret të jetë në Korçë, pasi publiku dhe atmosfera atje është e jashtëzakonshme. Gjithashtu, në pëlqimet e këngëtares është dhe Birra Korça e Tirana, si dhe kërnackat, karakteristikë e qytetit jug-lindor. “Është hera e të që marr pjesë në Korçë. Ka qenë çdo natë e mirëpritur. Repertori që ne bëjmë është miks, me këngë shqiptare. Do të argëtohemi, e do të bëjmë qejf në Korçë. Kemi…
Ministrja e Arsimit Milla Carovska u shpreh e prerë se mësimi nga shtatori do të nisë në shkolla. Ajo tha se nuk ka nevojë për përhapje të panikut pasi do të veprojnë në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Në rast se përkeqësohet gjendja epidemiologjike, Carovska tha se shkollat janë të gatshme për zbatimin e tre skenarëve. Nga UNICEF vlerësojnë që në të mirë të nxënësve është që shkollat të mbeten të hapura sa më gjatë që është e mundur. – Advertisements – “Skenarët që nuk i dëshirojmë janë ai i dyti dhe i treti. Ashtu siç rekomandojnë…
Katër të vdekur nga koronavirusi dhe 2,250 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 11,814 testime, 2,250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. Në total numri i rasteve aktive është 16.341. Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të…

