Një efektiv i RENEA-s është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
News24 bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi, Real Luli, i cili u arrestua gjatë një operacioni antidrogë.
Po ashtu mësohet se gjatë këtij operacioni janë vënë arrestuar edhe 4 persona të tjerë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por në minutat në vijim pritet një informacion më i detajuar nga SHÇBA.



