Është shkarkuar sot nga detyra kreu i zjarrfikëses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga.Mësohet se shkak për shkarkimin e tij nga detyra janë bërë ngjarjet e fundit me zjarret në këtë qark, ku u regjistruan edhe dy viktima, çifti Tatjana dhe Andrea Haxhiaj, nga fshati “Asim Zeneli”. Bizhga është shkarkuar me propozim të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, ndërsa është zëvendësuar nga gjenerali Pëllumb Shalari.
Author: almakos
Vijon situata problematike nga zjarret nga veriu në jug të vendit. Në një njoftim të fundit, Ministria e Mbrojtjes thekson se ka disa vatra aktive në mbarë vendin, ku më problematike situata është në fshatin Thirrë të Mirditës. MM bën me dije se përveç helikopterit holandez Chinook, për shuarjen e flakëve në këtë zonë janë angazhuar edhe trupat e Forcave të Armatosura dhe autoritetet lokale. Sa i përket situatës në Himarë, ministria njofton se “vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar. Aktualisht digjen vetem trungje brenda vatrës si dhe humusi. Terreni është i vështirë…
Ministria e Punëve të brendshme njofton se brenda 24 orëve të fundit (19.08.2021), në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 322 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Alsat. 23 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, shtatë makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 322 vozitësve të sanksionuar, 157 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 165 jashtë zonave të banuara. – Advertisements –
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar masat e reja anti-COVID. Këto masa, kanë hyrë në fuqi sot. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë tha se masat e përcaktuara nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm. “Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është shëruar nga…
Policia Rrugore kanë monitoruar me radarë e alkooltestues rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë, me qëllimin, shmangien e aksidenteve rrugore. Gjatë operimit të tyre, janë konstatuar 11 mjete duke lëvizur me shpejtësi tejet normave të lejuara. Gjithashtu, 4 drejtues mjetesh janë gjetur në gjendje të dehur, si dhe janë pezulluar 12 leje drejtimi. Njoftimi i Policisë: Bërzhitë, Tiranë Vijon monitorimi i qarkullimit nga Policia Rrugore e Tiranës me radarë e alkooltestues, , në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur . Prej orës 19:00 dhe deri…
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mirëpritjen e afganëve. Me anë të një postimi në “twitter”, zyrtari i lartë amerikan nënvizon se i janë shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të NATO-s, në këtë rast Shqipërisë. Postimi i Antony Blinken: Faleminderit@ediramaalpër ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO.
Nata e dytë e Festës së Birrës është po aq entuziase sa dhe e para në Korçë. Qytetarë nga gjithë Shqipëria dhe bota kanë vendosur të kalojnë këtë të enjte në Korçë për të festuar me birrë e muzikë. -Atmosfera e jashtëzakonshme e krijuar në Korçë në dy sheshe kryesore e sjellë nga objektivi i Vlasov Sulaj Nuk mungon Birra Korça dhe Tirana në tryezët e qytetarëve. Birra Korça dhe Tirana i kanë kaluar pritshmëritë e këtij viti falë interesit të jashtëzakonshëm edhe në këtë natë të dytë festive. Një qytetar nga Kukësi thotë se atmosfera është shumë e mirë…
Imunologu i njohur Genc Sulçebe ka sjell një analizë të asaj çfarë po ndodh me COVID-19, konkretisht variantin Delta, duke marrë si shembull vende si Izraeli apo SHBA që kanë nisur dozën e tretë të vaksinës. Ai shkruan se një i infektuar me Delta e transmeton virusin në 5 persona, ndërkohë që më parë ishte në 3. Sipas tij, përqindja e pragut të imunitetit të tufës nga rreth 65% që ishte me variantet e mëparshëm, llogaritet të jetë tani mbi 85%. Ai thekson se kjo situatë bën të nevojshme urgjencën e imunizimit të plotë dhe të shpejtë të gjithë personave…
Në Festën e Birrës Korça janë bashkuar të rinj e të moshuar nga gjithë trojet shqiptare dhe përtej për të festuar. Korça sot përgatitet për natën e dytë që do të vijojë sërish me dy koncerte tek Pazari i Vjetër dhe terminali i autobusave të Korçës. Qytetarët thonë se këtë vit Festa e Birrës është më ndryshe teksa një turist nga Veriu thekson se ka ardhur për Birrën Korça. QYTETARI 1: Hera e parë që vij, vij nga Veriu. Vij për qejf. Festojmë dhe ne si gjithë të tjerët. Do të qëndrojmë nja dy ditë. Kësmet do të vijmë dhe nesër.…
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1 158 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 6.256 testime të bëra. Po ashtu kanë humbur betejën me virusin edhe 19 pacientë, kurse janë shëruar 166 të tjerë. – Advertisements – Viktimat janë: Tetovë-6, Gostivar-5, Kumanovë-3, Shkup-1, Strumicë-1, Strugë-1, Shën Nikolla-1 dhe Vallandovë-1. Që nga fillimi i epidemisë në vend janë realizuar 1.086.075 testime, prej të cilëve 165.684 persona kanë rezultuar pozitivë. Nga ata, janë shëruar 151.401 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.608 persona. Raste aktive në vend janë 8.675.
E gjithë zona është mbuluar nga tymi, teksa forcat zjarrfikëse po vijojnë ende të punojnë për shuarjen e flakëve në Radhimë. Në pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti shihet se pushuesit janë në panik dhe disa prej tyre zënë hundët me peshqirë e rroba për të evituar thithjen e tymit. Ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët që po përhapeshin në të gjithë kodrën, teksa zjarri ka shkrumbuar disa dhjetëra pemë ullinj dhe një banesë të pabanuar.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 522 raste të reja me COVID-19 dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar…

