Presidenti Ilir Meta ka uruar sot besimtarët bektashianë me rastin e Festës së Ashures. “Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja!” shkroi Presidenti në Fb,, krahas një fotoje me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve.. Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Hysenit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh, luftëtarësh të tjerë për të shpëtuar…
Author: almakos
-Ne do të fitojmë ndërsa ata do të humbasin, njëra nga shkaqet është pikërisht kahja nacionaliste që kanë ata në një shtet multietnik, kështu kreu i LSDM-së Zoran Zaev komentoi sot qasjen e VMRO-DPMNE-së opozitare para zgjedhjeve lokale, transmeton Alsat. Zaev tha se partia e Mickoskit do të vazhdojë të humbas në zgjedhje pasi vazhdimisht i drejtohet vetëm një bashkësie etnike në shtet. – Advertisements – “Të vazhdojmë të gjithë, shpresoj edhe ai. T’i drejtohemi qytetarëve, të barabartë, të gjithëve. Kur do ta bëj këtë z.Mickoski dhe kur do të prezantohet në një shtet multietnik në të cilën jetojmë, me…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC, ka thënë se Kosova i pret me zemërgjerësi afganët, ndërsa ka përmendur faktin se edhe ajo ka qenë refugjate dhe se e ndjen këtë situatë. Presidentja Osmani duke folur për situatën në Afganistan tha se janë skena që ta thyejnë zemrën, ndërsa tha se brenda tri ditëve do të kuptohet saktë data kur do të vijnë refugjatët. “…Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate dhe e ndjejmë këtë çdo ditë…askush nuk dëshiron ta lë shtëpinë e tij derisa nuk janë të detyruar për shkak të…
Dy ditë më parë, në IEVP Drenovë kanë humbur në ambulancën e burgut të Drenovës një palë gërshërë. Sipas burimeve, bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça, i cili pretendon se i ka lënë gërshërët tek infermieria, por kur është bërë inventari ato mungonin. Burime konfidenciale thonë se ka dyshime që gërshërët mund të përdoreshin për ngjarje kriminale nga një i burgosur. Dyshohet që i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut. Në këtë burg ndodhet edhe…
Policia e Shkodrës vijon kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Blutë e qytetit verior njoftojnë se kanë vënë në pranga një 17 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete, ndërsa kanë sekuestruar pistoletën me fishekë luftarakë. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë…
Ministria e Punëve të brendshme njofton se brenda 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 302 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Alsat. 12 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, gjashtë makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 322 vozitësve të sanksionuar, 133 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 168 jashtë zonave të banuara. – Advertisements –
Policia dhe polumbarët kanë gjetur dhe nxjerrë nga deti në Gjirin e Lalëzit trupin e pajetë të një të riu, që u mbyt duke u larë dy ditë më parë. Policia njofton se është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit A. S., banues në Tiranë. Durrës/Informacion paraprak Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se: Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të gjata, informuan sot në mëngjes nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM), transmeton Alsat. – Advertisements – Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Për nesër, në periudhën prej orës 11:30 deri në 14:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër, më saktësisht në pjesën Preseka-fshati Vrbjani. Ndërprerjet do të zgjasin nga…
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore më të freskëta kontinentale të cilat do të kushtëzojnë vendin tonë rënie të temperaturave. E enjte, 19 gusht 2021 Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri-lindje njofton RTSH. Era do të me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. Temperaturat: Zona malore 17/32°CZona e ulët 17/36°CZona bregdetare 20/32 °C Kosova, e enjte, 19 gusht…
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 29 deri 35 gradë Celsius. UV=8. – Advertisements –
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) informon se në realizim e sipër është projekti i cili synon rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve të administratës shtetërore. – Advertisements – “Cilësia e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore është shumë e rëndësishme. Synojmë të rrisim cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve të ofruara me anë të projektit i cili përbëhet nga 3 sisteme: Sistemi nacional “Menaxhimi i radhës së klientëve – Merr numër”, Sistemi Nacional “Vlerëso administratën – Semafor”, Sistemi Nacional “Cakto termin për të marrë shërbim – Radha ime”. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës shprehet e gatshëm që…
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka shkuar në Korçë që në natën e parë të Festës së Birrës. Destinacioni i parë që ka zgjedhur z.Balla është Shtëpia e Birrës Korça ku po festohet në këtë natë të parë feste me muzikë e birra. Z.Balla premton se do të shkojë edhe tek Terminal ii Autobusave si dhe Pazari i Vjetër ku gjithashtu festohet me koncerte e këngëtarë. Politikani i njohur shqiptar vë në pah dekorin e veçantë, gatimet tradicionale, muzikën e mrekullueshme, energjinë pozitive dhe birrën e freskët që po e karakterizon Korçën në këtë natë të parë. STATUSI…

