Author: almakos

Maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z, do të kenë mundësinë të plotësojnë formularin në datat 18 deri 20 Gusht 2021. Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, u jepet shansi të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 18 deri 20 Gusht 2021. “Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 gusht ka miratuar masat e reja të kufizimit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ditët e fundit është shënuar rritje enorme e rasteve me COVID-19 dhe varianti Delta tashmë po mbizotëron rastet e të infektuarve. Vitia tha se në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore po vendosen masat e reja të kufizimit, pasi kapacitetet e spitaleve janë të kufizuara. Ministri tha se nga data 20 gusht mbyllen klubet e natës si dhe ndalohet organizimi i dasmave. Një masë tjetër është…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, autoritetet po vijojnë me përgatitjet në pritje të mbërritjes së qytetarëve afganë që po lënë vendin e tyre nga frika e kërcënimeve të talebanëve. Në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas janë ngritur tendat, ku qytetarëve afganë do t’u ofrohen shërbimet e para. Deri pasdite nuk kishte ende asnjë njoftim për nisjen nga Kabuli të të paktën 350 personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri Zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen për në Shqipëri të grupit të qytetarëve afganë. Për dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Parashikimi i…

Lexo më Shumë

Nisma “Më mirë për Tetovën”, ka dorëzuar sot listën me kandidatët për zgjedhjet lokale të tetorit. Lista e kësaj nisme përmban 31 anëtar për këshilltarë, me bartës, inxhinierin Hamdi Sulejmanin. Nisma nuk kandidon me kandidat për kryetar komune por vetëm me këshilltarë. Në konferencën e sotme për media, Nisma po ashtu ka kërkuar edhe përkrahjen e qytetarëve përmes nënshkrimeve, për të grumbulluar 350 nënshkrime, për validizimin e listës me kandidatët e pavarur. https://www.youtube.com/watch?v=wrOkLHPCu_E Nisma “Më mirë për Tetovën”, në këto zgjedhje lokale futet për herë të parë, ndërsa në platformën e tyre ka vetëm tre pika, transparencë, planifikim dhe pastërti…

Lexo më Shumë

Si kurrë më parë! Mbushet Korça dhe të gjitha fshatrat turistike përreth, mijëra turistë gati për festën e Birrës, pritet të ndizet atmosfera në dy skena me këngëtarin grek e Devis Xherahun Ka startuar këtë të mërkurë festa e Birrës, në qytetin juglindor të Korçës. Në një lidhje për ‘News24’, gazetarja Lorena Kodra tregoi ‘Live’ atmosferën në këtë qytet, ku duket qartë se ka nisur festa dhe mijëra turistë vendas e të huaj kanë mbushur sheshet, për të shijuar muzikën e bukur shqiptare e të huaj, shoqëruar me birrën freskuese të Korçës dhe Tiranës. Gazetarja Kodra raportoi se në qytetin…

Lexo më Shumë

Të premten pritet mbërritja e grupit të parë të shtetasve afgan për të cilët vendi ynë ofroi strehim vullnetarisht. Për transportimin e tyre do të kujdesen SHBA-të dhe organizatat ndërkombëtare tek të cilat këto persona kanë qenë të angazhuar. Sot flitet për  50 shtetas afganë më shumë, për dallim nga një ditë më parë, në total 450. Së pari në vend do të mbërrijnë shtetasit afganë për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë verifikimet e nevojshme. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili është pjesë e trupit koordinues në Qeveri, tha për Alsat se shtetasit afganë tek…

Lexo më Shumë

Analisti Mentor Nazarko ka vlerësuar vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar mijëra afganë në Shqipëri, pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, analisti Nazarko deklaroi se Shqipëria kishte detyrim moral dhe politik për t’i pranuar ata njerëz, që sipas tij, janë të aftë dhe kanë cilësi për t’u përshtatur me shoqëritë perëndimore. “Ky është një operacion që Shqipëria duhet ta bënte, për shkak se është anëtar me një pozitë të caktuar në bashkinë kombëtare. Shqipëria në historinë e afërt moderne ka qenë përfituese e një bujarie ndërkombëtare, e Italisë, apo shteteve të…

Lexo më Shumë

Është rritur numri i personave në 24 orët e fundit që kanë humbur jetën si pasojë e Covid -19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, tre persona kanë humbur betejën me këtë virus. Ndërkohë nga 7733 testime, 477 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 67 janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. “Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet…

Lexo më Shumë

Nesër do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Gjatë periudhës kohore 09:00-17:00 nuk do të ketë energji elektrike pjesërisht Rruga “Besim Alla”, rruga “Shyqyri Brari”. Përshëndetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 19 gusht Në vijim të investimit të OSSH për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, nesër, 19 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë. 09:00-17:00, Pjesërisht: Rruga “Besim Alla”, rruga “Shyqyri Brari”

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6802 teste për Covid dhe prej tyre 1081 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu kanë ndërruar jetë edhe 15 pacientë, 3 nga Shkupi, 3 nga Gostivari, 3 nga Kumanova etj. Ndërsa numrin me rastet e reja e kryeson Shkupi me 314, Gostivari me 187 dhe Tetova me 160. Janë shëruar 91 pacientë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Gazetari Senad Nikshiqi ka sjellë pamje nga banesa, ku ndodhi krimi i dyfishtë. Siç shihet nga pamjet, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa ekspertët dhe punonjësit e morgut kanë shkuar për të marrë trupat e pajetë, shkruan BW. Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar sot nga policia. Siç njofton policia, 79-vjeçari Fadil Bandulla ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 83 vjeçe, Sanije Bandulla, dhe më pas edhe veten e tij.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 10,258 testime, 2,110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. MSH njofton se janë shëruar 130 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës. Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me…

Lexo më Shumë