Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen shkodrane. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se viktima janë të moshuarit Fadil dhe Sanije Bandulla. Ndërkohë, policia njofton se 79-vjeçari ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij, dhe më pas ka vrarë edhe veten. Krimi i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit verior, ku sipas policisë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet se ka ndodhur vrasja.
Author: almakos
Atmosfera në Korçë nga sot e deri në fundin e javës nuk do të jetë si çdo ditë. Këngë, koncerte, birra freskuese të Korçës dhe Tiranës do shoqërojë mijëra turistë vendas e të huaj që do të frekuentojnë Korçën. Dy koncerte pritet të zhvillohen këtë 18 gusht. Njëra, ku të ftuar do të jenë Laxarela Rubin Kaso & Band Yrmela DJ do të zhvillohet në Pazarin e njohur të qytetit. Ndërsa një tjetër koncert, me të ftuar Alt’n Beats & Band, Vikena Kamenicën, Devis Xherahu dhe Lefteris Pantazis, do të zhvillohet në Terminalin e ri të qytetit juglindor. Kjo do…
-E di fajtorin, “E Majta”! 750 amendamente po e bllokojnë Ligjin. Unë jam njoftuar nga kreu i Kuvendit se nuk mundet të gjejnë zgjidhje në Kuvend, kështu kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev sot komentoi mos-miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve lokale, transmeton Alsat. – Advertisements – “Kur ligji është i bllokuar në demokraci dhe në Kuvend, dhe nuk ka zgjidhje që kjo të zhbllokohet para zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit, me siguri në koordinim bashkë me grupet parlamentare dhe me deputetët ka vendosur që nuk do të miratohen ndryshimet e fundit që janë parashtruar para deputetëve në lidhje me…
Shkodra dhe Lezha janë dy qarqet më të prekura nga zjarret, teksa vatra ka dhe në Elbasan, Kukës e Dibër. Qarku Lezhë1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga ajri. Situata momentalisht nuk është problematike, por rritja e temperaturës dhe erës mund të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 40 efektivë të FA dhe rreth 30 nga autoritetet lokale. 2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Forcat e Armatosura po punojnë në terren pasi përshkallëzimi i vatrës…
Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se rreth 400 mijë qytetarë kanë mbetur pa letërnjoftim, shkruan Alsat. Zaev akuzoi “Të Majtën” për bllokim të ndryshimeve në Ligjin për Letërnjoftim, ndërkaq njoftoi se autoritetet po kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi. – Advertisements – “Ligji për Letërnjoftimet gjithashtu është bllokuar nga “E Majta”. Ndryshimet e fundit me kërkesë të Besës, me veprim të shtyrë nga 2023 janë bllokuar nga Levica”, theksoi Zaev. “Këto ditë jemi të detyruar të gjejmë zgjidhje për të gjithë ata qytetarë, aplikues për letërnjoftim të ri, për shkak të skadimit të afatit apo edhe…
Këtë të mërkurë kanë rënë në prangat e policisë ndërkombëtare dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, emrat e të cilëve dolën në përgjimet e operacionit “Shpirti”. Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani, ndërsa Agustin Deda në Francë. Gazetarja Klodiana Lala raporton detaje interesante lidhur me Dedan. Sipas saj, ai ka kërkuar azil politik në Francë. Derisa të shqyrtohet kërkesa për azil ai do të qëndrojë nën masën e detyrimit për paraqitje dhe s’mund të lëvizë jashtë vendit.
Një vajzë 19-vjeçare është në mesin e viktimave nga koronavirusi, të regjistruar brenda 24 orëve në rajonin e Tetovës, transmeton Alsat. Koordinatori i kovid-qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini njofton se nga ora shtatë e ditës së djeshme deri sot në ora shtatë janë regjistruar gjithsej 7 viktima. Përveç 19-vjeçare, viktimat tjera janë të moshës 43, 57, 51, 67, 73 dhe 76 vjeçe. – Advertisements – “Të vdekurit janë me sëmundje kronike, viktima e re në moshë po vuante nga diabeti dhe mbipesha. Brenda këtyre 24 orëve kemi pasur 15 kërkesa për trajtim spitalor dhe 192 kontrolle të ambulantës. Deri tani…
Një e moshuar greke është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka mbytur me rripin e çantës motrën e saj. Raportohet se autorja është një 73-vjeçare, ndërsa viktima rreth 2 vite më e madhe. Dyshohet paraprakisht se e moshuara që kreu krimin vuante nga problemet e shëndetit mendorë. Sipas informacioneve dy motrat fillimisht janë konfliktuar mes njëra-tjetrën. Kjo dëshmohet nga fqinjët, të cilët thonë se kanë dëgjuar zhurma të shumta. Ishin pikërisht fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet për këtë ngjarje.
Të gjtihë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që po qëndronin në Afganistan janë evakuuar, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ata tashmë kanë lëshuar vendin përmes Kabulit ndërkaq po qëndrojnë në Britani, Katar dhe Oslo, nga ku pritet të transportohen në Shkup, transmeton Alsat. – Advertisements – “Shumica, mbi 30 qytetarëve tanë janë në Swinland të Mbretërisë së Bashkuar; mbi 20 qytetarë janë në Doha- Katar, nga ku në ditët në vijim do të transportohen në qendrat evropiane dhe më pas në Shkup. Qytetarët tanë që kanë qëndruar në bazën e NATO -s në Kabul gjithashtu janë larguar nga…
Për afganët që do të mbërrijnë sot në vendin tonë, janë ngritur në Rinas çadrat për strehimin e tyre. Ata do të qëndrojnë fillimisht në këto çadra dhe më pas do të zhvendosen në Qytetin Studenti dhe në bazën në ushtarake në Durrës. Kontingjenti i parë i refugjatëve afganë do të qëndrojnë në vendin tonë përkohësisht si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare për të përmbushur një kërkesë të aleatëve amerikanë. Më pas ata do të largohen më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për strehimin e tyre, të cilët u larguan…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 17.427 qytetarë, 11.732 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 612.391 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.097.855 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 485.464 qytetarë. – Advertisements – “Sipas shifrave të fundit, 68% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 66% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 62% e popullata mbi 60 vjeç janë vaksinuar…
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi dyshohen për zjarrëvenie të qëllimshme dhe prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme.Në cilësinë e provës materiale është janë sekuestruar 110 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan /Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të zjarrvënies dhe prerjes së paligjshme të pyjeve. Procedohen penalisht dy shtetas për zjarrvënie. Arrestohet në flagranë një shtetas dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për prerje të paligjshme…

