Atmosfera në Korçë nga sot e deri në fundin e javës nuk do të jetë si çdo ditë.
Këngë, koncerte, birra freskuese të Korçës dhe Tiranës do shoqërojë mijëra turistë vendas e të huaj që do të frekuentojnë Korçën. Dy koncerte pritet të zhvillohen këtë 18 gusht. Njëra, ku të ftuar do të jenë Laxarela Rubin Kaso & Band Yrmela DJ do të zhvillohet në Pazarin e njohur të qytetit.
Ndërsa një tjetër koncert, me të ftuar Alt’n Beats & Band, Vikena Kamenicën, Devis Xherahu dhe Lefteris Pantazis, do të zhvillohet në Terminalin e ri të qytetit juglindor.
Kjo do të jetë nata e parë hapëse, ndërsa ditët e tjera do të ketë sërish surpriza të tjera dhe koncerte me shumë të ftuar. Nga këngëtarët që do të performojnë në netët magjike të festës së “Birrës” do të jenë dhe Aleksandër Gjoka e Elton Deda, ndërsa nata përmbyllëse do të jetë të dielën e 22 gushtit.