Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 17.427 qytetarë, 11.732 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 612.391 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.097.855 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 485.464 qytetarë.
– Advertisements –
“Sipas shifrave të fundit, 68% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 66% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 62% e popullata mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, ndërkaq 53% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.



