Gazetari Senad Nikshiqi ka sjellë pamje nga banesa, ku ndodhi krimi i dyfishtë.
Siç shihet nga pamjet, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa ekspertët dhe punonjësit e morgut kanë shkuar për të marrë trupat e pajetë, shkruan BW.
Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar sot nga policia. Siç njofton policia, 79-vjeçari Fadil Bandulla ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 83 vjeçe, Sanije Bandulla, dhe më pas edhe veten e tij.