Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35.100 vaksinash kundër COVID-19, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë. Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere. Zyrtari tha se ekipet shkencore dhe autoritetet ligjore të të dyja vendeve kanë punuar së…
Author: almakos
I vodhi me dhunë portofolin një shtetasi, kapet dhe ndalohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Eriseld Dane, 31 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas në datë 15.08.2021, në lagjen “Sheq i Vogël”, i ka marrë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit E. Ll.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi të enjten se tetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 2.236 raste me COVID-19, që është një rekord i ri sa i përket infektimeve ditore me koronavirus. Viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Vitisë, Istogut, Prizrenit, Zubin Potokut, Pejës, Dragashit dhe Mitrovicës. Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të mostrave të 11.373, që i bie rreth 20 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus. Sipas njoftimit, në grupmoshën 20-29 vjeç kanë dalë pozitivë 569 persona, ndërkaq sa i përket komunave, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste, përkatësisht…
Sot është nata e dytë e festës së Birrës në Korçë. Pas natës së parë të zjarrtë, ku performuan këngëtarë të njohur si brenda dhe jashtë vendit, dita e dytë e festës, do të jetë sërish plot surpriza dhe emocione. Kësaj here është radha për të performuar e grupit të famshëm “Tre Musketierëve”, më konkretisht, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda. Të ftuar përmes një lidhje direkte në “News 24”, këngëtarët e dashur për publikun thanë se janë të etur për këtë koncert dhe se gjithmonë, atmosfera në Korçë dhe sidomos në festën e Birrës është fantastike. Aleksandër Gjoka: Do të…
Vala e katër e pandemisë që mori hov prej fillimit të gushtit, sipas autoriteteve shëndetësore do të arrij kulmin në fund të këtij muaji. Kur kemi edhe 12 ditë përpara, sipas epidemiologëve, shifrat e rasteve të reja do të rriten frikshëm. Por, nga ana tjetër infektologët thonë se numri real i të infektuarve është dyfish më i lartë, pasi që jo të gjithë të prekurit testohen. Kryetar i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski për Alsat tha se një pacient me llojin delta mund të infektoj 7 të tjerë dhe se kritikon autoritetet e qeverisë se nuk i kanë dëgjuar…
Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 prej tyre, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në fshatin Cudhi ë Krujës është arrestuar B. D., 31 vjeç, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Krujës për kultivim droge. Gjithashtu, në pranga është vendosur 34-vjeçari A. Xh., 34 vjeç i dënuar me burg nga Gjykata e Krujës për shkelje të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit. Nga të arrestuarit është dhe 25-vjeçari E. S., të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruar te mjetit i tij…
Ministrja e Arsimit, Mila Carovska sërish ka përsëritur se fillimi i vitit shkollor 2021-22 me prezencë fizike është në interes të nxënësve. Ajo shtoi se dikasteri që ajo drejton më kujdes po përcjell gjendjen me pandeminë dhe po respekton të gjitha udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore. Gjithashtu, Carovska tha se janë vetë shkollat ato të cilat do të vendosin për nxënësit që do të ndjekin mësimin online, për arsye të tjera jo shëndetësore, dhe jo Ministria e Arsimit ose Qeveria. Pas propozimit të dhënë nga Ministria e Arsimit, Qeveria dha dritë jeshile që viti i ri shkollor të nis…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shkruan në një postim në “Facebook” se të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar me variantin Delta të koronavirusit kanë të njëjtën ngarkesë virale. Brataj publikon të dhënat e një studimi të British Medical Journal, ku thuhet se përhapja e variantit Delta kërcënon strategjitë e vaksinimit që synojnë imunitetin e tufës kundër Sars-cov-2. Postimi i plotë: Covid-19 dhe varianti Delta.Të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar kanë të njëjtën ngarkesë virale.Studimi i BMJ (British Medical Journal) ago42021Përhapja e variantit Delta kërcënon strategjitë e vaksinimit që synojnë imunitetin e tufës kundër Sars-cov-2. Në…
Shqipëria vijon përgatitjet për strehimin e mijëra afganëve, të cilët kanë punuar për qeverinë amerikane, dhe që ju rrezikohet jeta me marrjen e pushtetit nga talebanët. Pas Tiranës dhe Durrësit, mëson se edhe Bashkia e Beratit po përgatitet për të pritur shtetas afganë. Më herët, qeveria shqiptare njoftoi se do t’i strehojë afganët në disa struktura hotelerie në Durrës dhe në disa godina të Qytet Studenti në Tiranë, të cilat u liruan dhe u pastruan. Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kur do të niset avioni nga Kabuli, për shkak të situatës kaotike të krijuar në aeroport nga…
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë arrestuar shtetasin Hasan Sina, të dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” Në pranga kanë rënë dhe disa shtetas të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Tiranë Specialiastët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin Hasan Sina, 59 vjeç, ( i kapur në Shkozë, nga Forca Operacionale e DVP Tiranë) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 6…
Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme mohoi kategorikisht shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve lokale, transmeton Alsat. Mickoski tha se partitë në pushtet janë të frikësuara nga rezultati i procesit zgjedhor. – Advertisements – “Shtyrja e zgjedhjeve nënkupton shtyrje të problemeve. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund të gjitha problemeve të kësaj paaftësie dhe kënete politike, që sot është realitet në Maqedoni, është katastrofa që do t’i ndodhë në zgjedhjet e ardhshme lokale shumicës parlamentare LSDM-BDI. Ata janë të frikësuar dhe e dinë që do të pësojnë debakël në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe…
Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 115 kg kafe, duke arrestuar një 61-vjeçar dhe proceduar penalisht bashkëshorten e tij. Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një shtetase tjetër, pasi akuzohet për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Vladimir Hoxha., 61 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një…

